Kolegji: Ankesa për votat e gabuara, më 3 qershor
TIRANE- Kolegji Zgjedhor do te shqyrtoje me daten 3 qershor ankesen e PS-se per numerimin e votave hedhur ne kutite e gabuara.
Vendimi eshte marre pak kohe pas shtyrjes se seances per shqyrtimin e ankeses se PS-se, kunder vendimit te KQZ per hapjen e kutive dhe numerimin e votave ne kutite e gabuara.
Shkak u be terheqja e avokateve te PS-se, pas rrezimit te kerkeses nga ana e Kolegjit per shtese te padise me vendimin e KQZ-se, se dates 23 maj.
Sipas Kolegjit, PS nuk ka ndjekur procedurat e duhura per berjen dhe formulimin e padise. Kërkesa e PS në datën 18 maj synonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit. Por përfaqësues të KQZ-së thanë në Kolegjin Zgjedhor se në datën 18 maj nuk ka ekzistuar një vendim i plotë i KQZ-së për këtë çështje, por ka qenë i miratuar vetëm në parim.
Në mbledhjen e sotme ishin avokatet e PS-se qe u terhoqen, per te rishqyrtuar padine e bere. Ata u tërhoqen nga kërkesë padia e datës 18 maj, kur KQZ miratoi ne parim aktin normativ, pasi PS ka paraqitur tjetër padi më te plote.
Sipas avokatit te PS-se, Eno Bushi, terheqja u be pasi padia e dyte ishte me e plote ne teresi. “Dhe meqe anetaret e Kolegjit Zgjedhor gjykuan qe nuk ishte vendi per t’i bashkuar, vendosem te terhiqeshim. Presin shortin qe percakton trupin gjykues dhe daten se kur do te shqyrtohet”- tha ai.
Kolegji ka nisur ne oren 10.00 shqyrimin e kërkesës se dytë ankimore të Partisë Socialiste, qe kërkon shpalljen e pavleshme të procedurës dhe vendimit të KQZ, për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutite e gabuara.
Kerkese ankesa kerkon pavlefshmerine e projekt vendimit te marre me katër votat e anëtarëve te Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve per numerimin e fletët e votimit per kryetar te bashkise se Tiranes, të hedhura në kutitë e gabuara.
Sipas perfaqesuesve ligjore te PS-se, ky vendim nuk mund te merrej dhe qe ne kohen e diskutimit ne KQZ deklaruan nje numerim i tille do t’i hapte rrugen ankimimit te rezultatit zyrtar.
Nje dite me pare, Kolegji rrezoi kerkese ankesen e pare te PS-se, ate per vonesen e shpalljes se tabeles se rezultateve te KZAZ 49 nga ana e KQZ.