“Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër, veç shantazhit”

Deputetja e PD-së, Mesila Doda:
“Shqipëria ka nevojë për dialogun e të dyja palëve, por Rama nuk njeh tjetër gjuhë veç shantazhit”.
Kështu ka deklaruar deputetja demokrate Mesila Doda. Sipas saj, në këto zgjedhje Rama ka humbur thellë në shkallë kombëtare, ndërsa koalicioni ”Aleanca për Qytetarin”, ka rikonfirmuar mbështetjen në shumicë të votuesve.
E pyetur rreth situatës aktuale, Doda tha se mazhoranca pret rezultatin përfundimtar nga Kolegji Zgjedhor. Duke iu referuar veprimeve të opozitës, Doda tha se Shqipëria është një shtet demokratik dhe funksionon si një shtet i tillë, ndaj opozita duhet të respektojë institucionet.
“Shqipëria është një shtet që funksionon në mënyrë demokratike. Të respektojmë parimet e një shteti demokratik. Nëse nuk ka dialog politik, ai mungon ana e opozitës”, theksoi deputetja e Partisë Demokratike Doda. Ajo nënvizoi se Rama nuk respekton vullnetin e popullit.
“Opozita kërkon të krijojë një marrëdhënie që bazohet në shantazhet”, tha Doda.
Ajo nënvizoi se gjysma e popullsisë së Tiranës ka votuar Ramën, ndërsa gjysma tjetër plus 81 persona kanë votuar zotin Basha dhe zëri i tyre duhet dëgjuar.
Gjithashtu deputetja demokrate, Doda theksoi se Rama nuk përfaqëson vullnetin e popullit.
“Edi Rama nuk ka shqetësim aty ku ai fiton, Rama ka problem vetëm me humbjen, ai nuk e pranon atë. Thelbi i demokracisë është vota, është vullneti i popullit”, theksoi me tej Doda. Deputetja e PD-së, Doda, nënvizoi po ashtu se Rama ashtë një humbës i thellë, ndërsa fitorja e Bashës është vullnet i qytetarëve.