E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor do shqyrtoje me 3 qershor votat e kontestuara

Seanca per shqyrtimin e ankimimit te PS-se nga Kolegji Zgjedhor eshte shtyre me nje jave. Kolegji ka caktuar datem 3 qershor ora 1000 kohen kur do te merret ne shqyrtim ankimimi i PS-se lidhur me votat e kontestuara apo te hedhura ne kutite e gabuara. Relatori i ceshtjes do te jete Tom Ndreca. Ankimimi i PS-se kerkon rrezimin e aktit normativ te KQZ-se qe vendosi per numerimin e fletet te votimit qe ishin te kontestuara.

Kolegji zgjedhor ka shtyre vendimin e tij ne lidhje me kerkesen e Partise Socialiste per te shpallur te pavlefshme proceduren e ndjekur nga KQZ per numerin e fleterve te hedhura ne kutine e gabuar.

Partia Socialiste eshte terhequr nga kerkesa e saj e pare e cila ankimonte nje vendim te aktit normativ te dates 18 maj qe i referohet numerimit te fleteve te kontestuara.

PS ka riformuluar kerkese-padine e dyte e cila eshte me e plote dhe perfshin ankimimin per aktin normative te dates 23 maj i cili u miratua nga KQZ-ja me kater votat e perfaqesuesve te mazhorances dhe ka vlere te plote juridike.

Kjo ka bere qe Kolegji te vendose shtyrjen e vendimit per tu njohur me mire me kerkese-padine e plote te Partise Socialiste.

Nderkohe pritet hedhja e shortit qe do te vendose se kush do te jene gjyqtaret qe do te shqyrtojne kete ceshtje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›