Takimi Thaçi – Jahjaga, për politikat integruese të vendit

Kryeministri kosovar Hashim Thaci gjatë një takimi me presidenten Atifete Jahjaga biseduan për rritjen e koordinimit mes institucioneve kryesore të Kosovës.
Sipas mediave kosovare, Thaçi dhe Jahjaga kanë folur për një sërë çështjesh të rëndësishme, si njohjet e reja, politikat integruese dhe ato zhvilluese të Kosovës.
Thaçi ka vlerësuar rolin e presidentes Jahjaga në procesin e njohjeve dhe ka shprehur bindjen e tij se me koordinimin mes institucioneve, ky proces do të njohë më shumë rezultate. Ndërkohë, njohja e pavarësisë së Kosovës ka mbetur në vend, për shkak se qeveria kosovare është përqendruar në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve.