E Diel, 1 Nëntor 2026

Milito mund të kalojë te Napoli

Shefi ekzekutiv i Interit, Ernesto Paolillo, nuk ka dashur të komentojë mbi të ardhmen e Diego Militos, mirëpo nuk e ka përjashtuar një transferim të mundshëm te Napoli.

Kontrata e sulmuesit argjentinas me zikaltërit skadon në vitin 2014, mirëpo mediat italiane e kanë lidhur atë me një kalim te Napoli, skuadër e cila dëshiron të përforcohet për sezonin e ardhshëm.

“Nuk do t`i përjashtoj marrëveshjet me Napolin, mirëpo preferoj të mos përgjigjem”, ka thënë Paolillo pasi është pyetur mbi Militon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›