E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libani me qeveri të re

Kryeministri i Libanit, Naxhib Mikati, themeloi të hënën qeverinë e re të dominuar nga aleatët e iranianëve që gëzojnë mbështetjen e grupit Hezbollah.

Veprimi thuhet se mund të shqetësojë fuqitë perëndimore. Mikatit iu caktua përgjegjësia për krijimin e një qeverie pasi Hezbollahu dhe aleatët e tij përmbysën koalicionin e mbështetur nga shtetet perëndimore të ish-presidentit, Sad Al Hariri, në janar të këtij viti.

Mikati tha se ministrat që emëroi do të mund të nisin punën menjëherë “për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e Libanit”.

Grindjet politike, përfshirë mosmarrëveshjet për atë se kush duhet të marrë postet e ndjeshme ministrore, vlerësohet ta kenë mbajtur peng formimin e kabinetit qeveritar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›