Kolegji: Të premten shqyrtim padisë së 2 korrikut
TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka pranuar shqyrtimin e kerkese padise se PS-se per pavlefshmerine e vendimit te KQZ-se, qe nuk pranoi ankesen e saj per pavlefshmerine e zgjedhjeve ne Tirane.
Pasi eshte terhequr per te marre vendim lidhur me kete kerkese, Kolegji eshte shprehur dakord dhe ka caktuar relatore per padine e dates 2 korrik, gjyqtaren Sashenka Jonuzi. Seanca do te zhvillohet ne daten 8 korrik.
PS ka hequr dore sot nga padia e bere ne daten 30 qershor, duke deklaruar me shkrim se sot kerkon nga KQz-ja shqyrtimin e padise se bere ne daten 2 korrik, por sipas deputetit Damian Gjiknuri nuk ka hequr dore nga kerkesa per pavlefshmeri.
Perfaqesuesi i PD-se, Oert Bylykbashi e ka cilesuar taktike zvarritese e te paprecedente te PS-se, punen me padite e panumerta qe po behen ne Kolgjin Zgjedhor.
Pas kësaj kërkese që u bë me dije nga zoti Arjan Salati, PD kërkoi që fillimisht në bazë të rendit të procedurës trupi gjykues i kolegjit të merrte në shqyrtim dhe të shprehte kërkesat e PS të 30 qershorit dhe 2 korrikut dhe një tjetër kërkesë që kërkonte ndërprerjen e kësaj çështje.
Seanca rinisi pas nje shtyrje per me pak se 40 minutash, pas kerkeses se PD-se per bashkimin ne nje te vetem te ankimimeve te PS-se.
Seanca e ores 10.00 nisi me leximin e kerkese padise nga ana e relatorit Astrit Kalaja dhe me pas edhe me leximin e kerkeses se bere nga PD për bashkimin e dy ankimimeve te PS, ate qe do te shqyrtohet diten e sotme dhe ate te dorëzuar në datën 2 korrik.
Krahas kesaj, ka qene dhe nje kerkese e Bashkimit Popullor te Pensionistëve qe kërkon bashkimin në një të vetme të kërkesë padisë së bërë prej tyre dhe PS-se.
Pas kesaj, perfaqesesit ligjore te Ps-se kane kërkuar kohë të shohin dy kërkesat e bëra. dakord kane qene edhe perfaqesuesite PD-se dhe administrata e KQZ-se, pas te ciles, Kolegji vendosi te shtyje rinisjen e seances ne oren 10.45 minuta.
Sot verdikti per Tiranen
Trupa gjykuese me relator Astrit Kalane, do te shprehet mbi kete kerkese ankimore te PS-se. Megjithate pavaresisht seances se sotme, beteja ligjore per Tiranen nuk do te perfundoje ketu.
Ne fundjave, PS-ja ka depozituar nje tjeter padi ne Kolegj, ku i kerkon trupes gjykuese ta detyroje KQZ-ne te shprehet mbi kerkesen ankimore qe kishte bere per rezultatin e Tiranes. Ne mbledhjen e javes se shkuar, kur doli rezultati qe nxirrte kandidatin demokrat, Lulzim Basha, fitues me 93 vota avantazh, KQZ-ja nuk pranoite merrte ne shqyrtim kerkesen ankimore te PS-se, me pretendimi se ajo nuk ishte kompetente per ta shqyrtuar.
Burime nga PS bejne te ditur se me kete padi, kerkohet qe ceshtja te kthehet serish ne KQZ dhe kjo e fundit te shpalle pavlefshmerine e zgjedhjeve. Rivotimi ne Tirane eshte e perbashketa e dy ankimimeve te PS-se.