Gara për Tiranën, Kolegji Zgjedhor nis seancën
TIRANE- Kolegji Zgjedhor nis seancen per shqyrtimin e padise se Partise Socialiste per pavlefshmeri te zgjedhjeve ne 284 qendra votimi ne Tirane.
Seanca ka nisur me leximin e kerkese padise nga ana e relatorit Astrit Kalaja dhe me pas edhe me leximin e kerkeses se bere nga PD për bashkimin e dy ankimimeve te PS, ate qe do te shqyrtohet diten e sotme dhe ate te dorëzuar në datën 2 korrik.
Krahas kesaj, ka qene dhe nje kerkese e Bashkimit Popullor te Pensionistëve qe kërkon bashkimin në një të vetme të kërkesë padisë së bërë prej tyre dhe PS-se.
Pas kesaj, perfaqesesit ligjore te Ps-se kane kërkuar kohë të shohin dy kërkesat e bëra. dakord kane qene edhe perfaqesuesite PD-se dhe administrata e KQZ-se, pas te ciles, Kolegji vendosi te shtyje rinisjen e seances ne oren 10.45 minuta.
Sot verdikti per Tiranen
Trupa gjykuese me relator Astrit Kalane, do te shprehet mbi kete kerkese ankimore te PS-se. Megjithate pavaresisht seances se sotme, beteja ligjore per Tiranen nuk do te perfundoje ketu.
Ne fundjave, PS-ja ka depozituar nje tjeter padi ne Kolegj, ku i kerkon trupes gjykuese ta detyroje KQZ-ne te shprehet mbi kerkesen ankimore qe kishte bere per rezultatin e Tiranes. Ne mbledhjen e javes se shkuar, kur doli rezultati qe nxirrte kandidatin demokrat, Lulzim Basha, fitues me 93 vota avantazh, KQZ-ja nuk pranoite merrte ne shqyrtim kerkesen ankimore te PS-se, me pretendimi se ajo nuk ishte kompetente per ta shqyrtuar.
Burime nga PS bejne te ditur se me kete padi, kerkohet qe ceshtja te kthehet serish ne KQZ dhe kjo e fundit te shpalle pavlefshmerine e zgjedhjeve. Rivotimi ne Tirane eshte e perbashketa e dy ankimimeve te PS-se.