Kolegji shqyrton nesër ankimimin e PS-së

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë nesër në orën 10:00 ankimimin e Partisë Socialiste, të dorëzuar në datën 2 korrik nga ana e kësaj force politike. Vërtetë ishte deklaruar dita e premte, por priteshin ndryshime sepse nuk ishte verdikti përfundimtar për shortin se kur do të vijojë më tej kjo seancë
Më herët përfaqësuesi ligjor i PS, Damian Gjiknuri deklaroi se kjo forcë politike nuk ka hequr dorë nga ankesa por ka një tentativë nga PD-ja për të bashkuar dy çështje që sipas tij nuk mund të bashkoheshin.
“Kemi drorëzuar një kërkesë padi tjetër që ka qenë detyrimi i KQZ-së, i cili nuk e morri në shqyrtim kërkesën tonë. Pamë tentativë nga ana e PD-së për të bashkuar këto çështje dhe për të futur gjykimin në shtigje të rrezikshme” theksoi Gjiknuri.
Sipas tij çështja nuk ka përfunduar pasi PS-ja ka ende padi për të dorëzuar ndërsa shtoi se Partia Socialiste prêt që gjykata të marrë vendim të drejtë që thelbi i pavlefshëmërisë të jetë dhe thelbi i gjykimit.