E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Europian merr përgjegjësitë për flamurin komunist

Parlamenti Europian ka marrë përgjegjësitë për flamurin komunist gjatë takimit BE-Shqipëri, duke kërkuar ndjesë. Shefi të Protokollit në Parlamentin Europian, Fransua Brynazhel, ka thënë se ky ishte një incident, i cili nuk ka pasur si qëllim fyerjen e shqiptarëve.

Ne emrin tim personal, por edhe të shërbimit të protokollit të PE, dëshiroj të kërkoj falje në mënyrën më të sinqertë për cdo ofendim të shkaktuar nga ky gabim i rëndë të perdorimit të flamurit te gabuar gjate takimit te 15 qershorit Shqiperi-BE. Duam tju garantojmë se nuk ka qenë aspak një fyerje e qellimshme nga ana jonë, ka thënë Brynazhel në një deklaratë për media.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›