E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë pretendimit të PS-së

Vendimi

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë shqyrtoi më 21 korrik kërkesën ankimore të Partisë Socialiste “për shpalljen të pavlefshëm të 440 fletëve të votimit në QV 3052 të KZAZ-së nr. 19 Qarkun e Fierit”. PS, në cilësinë e palës ankuese, paditi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendimin e tij të datës 13 korrik, i cili e shpalli të vlefshëm rezultatin e kësaj kutie votimi, duke e nxjerrë PD-në fituese përballë PS-së. Kutia e votimit me nr. 3052 e Komunës Ruzhdie të Qarkut të Fierit, përmbante 440 fletëvotimi, të cilat kishin një vulë të vetme, ndërsa Kodi Zgjedhor e parashikon që dokumenti i votimit të ketë dy të tilla. Sipas avokatëve të PS-së që mbrojtën çështjen para anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, në ditën e votimit, përfaqësues të socialistëve janë larguar nga qendra, duke marrë me vete edhe vulën, për shkak të një incidenti të krijuar. PS pretendon që këto fletë votimi duhen konsideruar të pavlefshme pasi Kodi kërkon që fleta të ketë dy vula.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›