Të arrestuarit në Greqi e Belgjikë do shkojnë në Itali
Të arrestuarit në Belgjikë dhe Itali, gjatë operacionit “Drita e diellit”, i zhvilluar njëkohësisht në katër shtete, do të ekstradohen në Itali. Burime nga prokuroria shqiptare deklarojnë se “tre grekët e arrestuar në Greqi dhe një shqiptar në Belgjikë do të ekstradohen në shtetin italian”. Mësohet se autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin e tyre, pasi procedimi penal ka filluar në qytetin e Leçes dhe më pas është zhvendosur edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Shqipëri. Duke mos pasur një marrëveshje ekstradimi me Italinë, personat e arrestuar në Shqipëri do të hetohen dhe gjykohen në Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. “Pesë të arrestuarit në Shqipëri dhe katër në kërkim do të gjykohen këtu. Akuza zyrtare është ‘trafikim i lëndëve narkotike’, ‘krijim të organizatës kriminale’ dhe ‘kryerja e veprave penale në kuadër të organizatës’”, thanë burimet nga akuza qendrore.
#