E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor mbyll procesin zgjedhor te 23 Qershorit

Kolegji zgjedhor i ka dhene fund procesit te zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit, duke certifikuar rezultatin e tyre dhe duke shperndare mandatet e deputeteve per 12 qarqet e vendit. Kjo vendimmarrje erdhi pasi KQZ nuk plotesoi dot kuorumin e nevojshem prej 5 anetaresh. 
Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për ndarjen e mandateve parlamentare, duke I dhënë fund procesit zgjedhor të 23 qershorit.
Trupa e gjyqtarëve u alternua në 12 procese, nga një për secilin qark, duke ndarë mandatet mes koalicioneve, ato brenda secilit koalicion dhe duke përcaktuar fituesit nga lista shumëemërore. I pari ishte Qarku I Gjirokastrës.
E njëjta procedurë u ndoq edhe për 11 qarqet e tjera. Në përfundim rezultoi se koalicioni I majtë mori 83 mandate, të ndara në 65 për PS-në, 16 për LSI, 1 për PBDNJ dhe 1 për PKDSH. Ndërsa koalicioni I djathtë mori 57 mandate, të ndara në 50 për PD-në, 4 për PDIU-në dhe 3 për PR-në. 
Për demokratët, këto vendime pasqyrojnë presionet e Partisë Socialistëve në drejtim të Kolegjit Zgjedhor. Përfaqësuesi I PD-së, Ivi Kaso, I cilësoi ato antikushtetuese.

Ndërsa për përfaqësuesin e PS-së, Koli Bele, Kolegji I dha fund zvarritjeve artificiale të procesit zgjedhor.

Vendimet e Kolegjit Zgjedhor i japin edhe zyrtarisht koalicionit të majtë fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa shënojnë edhe kalimin e të djathtëve në opozitë. 
Këto vendime erdhën pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi pamundësinë për të ndarë mandatet parlamentare, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 5 anëtarësh.

KQZ nuk mori asnjë vendim për ndarjen e mandateve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti dot të merrte një vendim për ndrjen e mandateve të deputeteve sipas qarqeve për zgjedhjet e 23 qershorit. Shkak u bë mungesa e 3 anëtareve të së majtës pasi per te marre një vendim duhen te paktën 5 vota. Por fillimi i mbledhjes u përfshi nga debatet mes palëve, pasi përfaqësuesit e PS akuzuan KQZ-në së ka shkelur afatet që i ngarkon ligji për shpalljen e rezultateve përfundimtare. Sipas Genc Gjoncaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kishte kërkuar më parë mbledhjen për ndarjen e mandateve. Sipas tij për këtë arsye PS iu drejtua kolegjit për të bërë ndarjen e mandateve. Por sipas kryetares Leferie Lleshi nuk ka asnjë shkelje afatesh. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›