Presidenti i Kukesit Gjici largon euforine

President dhe tifozi numër një i Kukësit. Safet Gjici është personi i parë që shijon suksesin e skuadrës së tij, që po shkruan një kapitull të ri të historisë së futbollit shqiptar në Europë.
Kalimi i turit të dytë të Ligës së Europës arriti çdo objektiv të Kukësit debutues në këtë kompeticion. Pak besonin në fillim, por tani kukësinët mund të thyejë një tabu të skuadrave shqiptare në Europë.
Fitorja 2-0 në ndeshjen e parë kundër Metalurg Donjeck favorizon Kukësin ne rrugën drejt play-of. Gjici frenon euforinë. Për të shanset janë 60 me 40.
Ndeshja e kthimit në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës mes Kukësit dhe Metalurg Donjeck do të luhet të enjten e ardhshme.
Opinioni sportiv: Shembull për të tjerët
Nga Kategoria e Parë, në Superligë dhe tani protagonist në Europë. Kukësi kaloi çdo pritshmëri me ecurinë e tij, duke surprizuar opinionin sportiv në Shqipëri.
Jo vetëm në fushën e lojës. Meritë për ecurinë në këtë sezon të Ligës së Europës kanë drejtuesit e klubit, që kanë dhënë një shembull për të gjitha skuadrat e tjera.
Fitorja 2-0 në ndeshjen e parë kundër Metalurg Donjeck afron Kukësin me një objektiv të pamenduar në fillim të sezonit. Gjithsesi, e rëndësishme do të jetë transferta ukrainase.
Kukësi luajti për herë të parë në Superligë sezonin e shkuar, duke e mbyllur atë në vendin e dytë të renditjes.