Kolegji Zgjedhor, nesër vendimi për Tiranën
05/07/2011 Këto dy ditë do të jenë vendimtare sa i përket fituesit të garës së 8 majit
Sot dita e fundit që PD të bëjë ankimimin e saj për tabelat e këshillave bashkiakë
Nesër Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e fundit sa i përket rezultatit për kreun e Bashkisë së Tiranës të nxjerrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 25 qershor. Të enjten e kaluar Partia Socialiste ankimoi në Kolegj vendimin e KQZ-së me numër 1158 të datës 25 qershor 2011, që shpallte fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 93 vota më shumë se socialisti Edi Rama.
Ky është ankimimi i tretë i Partisë Socialiste për rezultatin e shpallur nga KQZ-ja pas numërimit të votave në 368 qendrat e votimit në Tiranë. Kolegji Zgjedhor pritet të njihet nesër me pretendimet e palës paditëse sa i përket procesit zgjedhor të 8 majit të zhvilluar në kryeqytet. Në ankimimin e tyre socialistët kërkojnë pavlefshmërinë e procesit zgjedhor për Tiranën. PS-ja në kërkesën e saj vëren se në 284 qendra votimi janë gjetur shkelje të shumta, që nga mosrakordimi i numrave deri te mungesa e kodit të pestë apo zhdukja e zarfit me fletët e votimit të pavlefshme. Pas dorëzimit të kërkesës nga PS-ja Kolegji u mblodh për të përcaktuar trupën gjykuese si dhe datën e zhvillimit të seancës. Kështu, në shortin e hedhur gjatë mesditës të së enjtes është vendosur që relator i çështjes të jetë gjyqtari Astrit Kalaja, ndërsa anëtarë të trupës gjykuese do të jenë gjyqtarët Dhurata Haveri, Marie Qirjazi, Sashenka Jonuzi dhe Petraq Dhimitri.
Sot PD-ja duhet të bëjë ankimimin
Ndërsa sot Kolegji pritet të njihet edhe me një tjetër ankimim për rezultatin e Tiranës. Bëhet fjalë për ankimimin e Partisë Demokratike, e cila ankimon mosngritjen e këshillave bashkiakë, të cilët nuk arritën të merrnin kuorumin e nevojshëm prej 5 votash në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Kodit Zgjedhor, sot është afati i fundit që PD-ja t’i drejtohet Kolegjit për të dorëzuar ankimimin e saj. Kodi parashikon që brenda tri ditëve pune administrative subjekti politik ka të drejtë të ankimojë vendimet apo rezultatet e nxjerra nga KQZ-ja. Vota “kundër” e përfaqësuesve të PS-së në KQZ bëri që shpërndarja e mandateve në këto këshilla të miratohej me shumicë të thjeshtë, 4 vota pro dhe 2 kundër, gjë që solli dhe moscertifikimin e këtyre mandateve sipas koalicioneve. Nga tabela e miratuar pasditen e së enjtes e djathta pas 10 vjetësh arrin të sigurojë shumicën në këta këshilla: 28 mandate kundrejt 27 të marra nga e majta.
PD kërkon rrëzimin
Mazhoranca pretendon se PS-ja ka shkelur të gjitha afatet kohore të ankimimit, pasi ajo nuk e ka bërë atëherë kur duhej. “Lidhur me momentin që KQZ-ja në rolin e KZAZ-së numëronte votat e hedhura gabim, PS-ja kishte të drejtë që, nëse e konsideronte veprimin e pavlefshme, ta kundërshtonte, por ajo nuk e kundërshtoi, madje kërkoi që të shpallej fitues kandidati i saj me 10 vota para”, - thekson PD-ja.
Dy arsyet e KQZ-së
Në cilësinë e relatorit të çështjes, Arben Ristani deklaroi se kërkesa ankimore e PS-së për pavlefshmëri në 284 qendra votimi duhet të rrëzohet për dy arsye: mungesë kompetence dhe tejkalim të afatit ligjor të ankimimit. “KQZ përmbushi detyrimin e saj si KZAZ e madhe më 23 maj. Ka kaluar afati 3-ditor për ta ankimuar këtë vendim”, - tha Ristani.
Qëndrimi i PS-së
Opozita në ankimimin e saj dorëzuar në Kolegj thekson se “në rreth 30 për qind të kutive të hetuara u konstatuan dhe dokumentuan probleme serioze të integritetit dhe sigurisë së tyre, gjë që vë në pikëpyetje të drejtpërdrejtë integritetin e materialit zgjedhor që ndodhet brenda tyre dhe për rrjedhojë bazueshmërinë dhe ligjshmërinë e vet vendimit të KQZ-së objekt të këtij ankimi”.
Kërkesa e PD-së
PD-ja në kërkesën e saj ankimore, që pritet të dorëzohet sot në Kolegj, pretendon se të gjitha vendimmarrjet e KQZ-së në lidhje me shpalljen e tabelave të Tiranës ishin të ligjshme dhe të drejta. “Kolegji Zgjedhor e cilësoi të ligjshëm dhe të drejtë vendimin nr. 709 të KQZ-së dhe çdo rezultat i nxjerrë nga KQZ-ja është rrjedhojë e atij vendimi”, - është shprehur avokati i PD-së.