E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Leternjoftimet, situata kaotike

Denis Dedej

Partia Socialiste vleresoi dje, se edhe pas denoncimit te kesaj partie per ceshtjen e shperndarjes se kartave te identitetit, situata vazhdon te mbetet kaotike. Deklarata eshte bere nga zedhenesja e kryesise se selise roze, Mimi Kodheli, ne kuader te shqetesimit te ngritur prej kohesh te kesaj partie, per procesin e shperndarjes se leternjoftimeve. Dy dite me pare, duke shprehur te njejtin shqetesim, socialistet kane denoncuar nje sere pengesash artificiale qe sipas tyre, zyrat e Postes Shqiptare nxjerrin per personat te cilet nuk e kane emrin ne liste dhe aplikojne per leternjoftime elektronike. Sipas zyrtares se larte socialiste, ishin te shumte qytetaret qe dy dite me pare iu kerkohej nje vertetim nga Policia e Shtetit, ne menyre qe te pajiseshin me leternjoftime elektronike, nderkohe qe vendimi i qeverise per te gjithe ata persona, te cilet nuk e kane emrin ne liste, parashikon vetem nenshkrimin e nje deklarate perpara aplikimit. "Ne shume komuna te vendit, zyrat postare ende nuk kane filluar te shesin kuponet me tarifat e reja", tha Kodheli. Per me teper, ende sipas saj, nuk ka asnje informacion publik nga qeveria mbi mbarevajtjen e procesit te aplikimit te shtetasve shqiptare me leternjoftime elektronike, pas miratimit te tarifave te reja. Socialistet shpeshhere kane shprehur kritikat e tyre ndaj Ministrise se Brendshme, per mungese informacioni dhe transparence per procesin e shperndarjes se leternjoftimeve. Nderkaq, socialistet riperseriten thirrjen e tyre qe votuesit shqiptare te pajisen me karta identiteti, nje ore e me pare. "Partia Socialiste, perserit edhe njehere qendrimin e saj dhe ftesen per te gjithe votuesit shqiptare te pa pajisur me pasaporte, per te aplikuar nje ore e me pare dhe per te ruajtur faturen", u drejtoi thirrjen qytetareve, zedhenesja e kryesise se selise roze. Kodheli riperseriti premtimin se qeveria e re, pas 28 qershorit me Edi Ramen kryeminister, do te rimbursoje kete "takse vote", e cila ne vitin 2009 nuk mund te mbaje shqiptaret larg kutive te votimit. Konsensusi me i fundit i arritur nga PD-PS, ka te beje me pagesen e blerjes se kuponit per pajisje me leternjoftim, e cila eshte 200 leke. Krahas kesaj, socialistet vijojne ta cilesojne kete proces si "taksa e votes".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›