Kolegji Zgjedhor pranoi kerkese-padine e PS-se per vendimin e Lezhes

Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë kërkesë-padinë e PS për rinumërimin e votave për Qarkun Lezhë.
Sipas përfaqësuesit juridik të PS-së, Koli Bele, Kolegji ndryshe nga KQZ e lexoi ligjin ashtu siç është dhe veprimtaria e KQZ ishte kundër ligjit.
“Rinumërimi i votave ishte kundër ligjit, ndërsa afati ankimor i PR ka dy ditë që ka përfunduar”, vlerësoi Bele.
Ndërsa sipas përfaqësuesit juridik të PD-së, Oerd Bylykbashi, vendimi i Kolegjit Zgjedhor rrënoi procesin zgjedhor pasi anullon çdo ankimim.
“Rinumërimi i votave çon në vend votat që zgjedhësit e Lezhës kanë hedhur në kutitë e votimeve. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është një hije e rëndë për këtë proces, pasi PS ka vjedhur votat”, deklaroi Bylykbashi.
Vendimi i Kolegjit prek procesin e rinumërimit të votave në Lezhë, por nuk tejtërson shpërndarjen e mandateve, pasi rezultati i miratuar nga KQZ për Lezhë, është ai me 39 vota më shumë të koalicionit të djathtë. Kjo pranohet edhe nga socialistët. Sipas rezultateve të votimit në qarkun Lezhë, PD merr 4 mandate për deputetë, PS dy dhe LSI një mandat.
Ankimimi i PS
Kolegji Zgjedhor nisi shqyrtimin për padinë e Partisë Socialiste kundër vendimit të KQZ-së për rinumërimin e kutive të qarkut të Lezhë.
N/sekretari për çështjet zgjedhore në PS Koli Bele tha se vendimi i KQZ nuk është bazuar në Kodin Zgjedhor, pasi sipas tij KQZ duhet të kishte kuorumin prej 5 anëtarësh për shqyrtimin e kërkesave ankimore.
Bele tha se kërkesat e PS-së janë të bazuara në ligj dhe në prova.
Përfaqësuesja e KQZ në Kolegjin Zgjedhor tha se KQZ pranoi kërkesat ankimore të PS e PD në bazë të Kodit, por sipas saj kërkesa e PS-së nuk ëhstë e bazuar në ligj dhe duhet të rrëzohet.
Relator në çështjen e ankimit të Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor është Andi Civici