Kolegji Zgjedhor pushon ankesën për Shkodrën, PS kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë
Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të pushojë ankesën e PS-së për vendimin e marrë nga ana e KQZ-së për rinumërimin e votave në Qarkun e Shkodrës. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së PS-së, e cila është tërhequr nga ankesa e vet.
Nuk ka vlerë që kjo çështje të ndiqet më nga Kolegji. Tashmë në KQZ gjithçka ka mbaruar me rinumërimin, ka thënë përfaqësuesi i PS-së, Koli Bele.
Pas rinumërimit të votave në qarkun e Shkodrës nga ana e KQZ-së, asgjë nuk ndryshoi, duke qenë se nuk u konstatuan parregullsi apo manipulime.
Ndërkohë, PS ka depozituar sot në Kolegj një tjetër ankimim, ku kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit për qarkun e Lezhës, pra kërkon përsëritjen e procesit të votimit në këtë qark.
Sot PS i është drejtuar me tjetër kërkesë-padi Kolegjit Zgjedhor ndaj KQZ-së, ku kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të qarkut Lezhë, pas vendimit të Kolegjit për pavlefshmëri totale të vendimeve të KQZ dhe shkelje të afateve kohore. KQZ mori vendim kundërligjor si për qarkun e Shkodrës, dhe atë të Lezhës”, tha Bele.
“Partia Socialiste ka pretenduar se shkeljet kanë qenë të tilla që shkaktojnë pavlefshmerinë e zgjedhjeve në këtë qark, me pasojë përsëritjen e zgjedhjeve. Për këtë gjë u depozitua një kërkesë-padi, jemi në pritje të gjykimit të kësaj cështje”, tha Koli Bele.
Partia Socialiste ka kërkuar pavlefshmëri në 6 qendra votimi në qarkun e Lezhës. Në 4 prej tyre sipas PS, shkak është intimidimi i zgjedhësve për shkak të vrasjes në qytetin e Laçit ndërsa në dy të tjera rezulton se kanë votuar emigrantë që në të vërtetë nuk gjendeshin në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve./b.l