E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor le ne fuqi vendimin per kreun e Bashkise Polican

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përsa i takon rezultatit të zgjedhjeve për kreun e Bashkisë, Poliçan.

Pas shqyrtimit, Kolegji vlerësoi si të drejtë arsyetimin që KQZ mori kur në tavolinën e saj mbërriti ankesa e kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Çaush Qato.

Ky i fundit pretendoi për parregullësi në procesin e votimit në disa Qendra Votimi në Boliçan, si dhe gjatë procesit të numërimit të votave.

Përfaqësuesit ligjorë të kandidatit Qato, gjatë ankimimit në KQZ pretenduan si të padrejtë fitoren e Adriatik Zotkaj, kandidat i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”.

Pas dëgjimit të pretendimeve nga palët e përfshira në këtë proces, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rrëzonte kërkesën ankimore të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

Përmes votimit 6 me 0, u vlerësua se kërkesa ishte e pabazuar në prova dhe në ligj.

Ky vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u vlerësua tërësisht i drejtë nga Kolegji Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›