Kolegji Zgjedhor rinumëron 15 kutitë e Kukësit, asnjë ndryshim rezultati
Tiranë-Kolegji Zgjedhor ka përfunduar rinumërimin e 15 kutive të votimit të kontestuara nga LSI-ja për KZAZ-në nr.9 në qarkun e Kukësit dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim rezultati.
Fillimisht u numëruan 13 kuti ku nuk u vërejt asnjë problematikë, ndërsa u vunë re parregullsi në dy kutitë e fundit në ato të QV 441 dhe 0464, pasi kishte mospërputhje të kodeve të sigurisë. Kjo bëri që Kolegji të mblidhej për një vendim dhe vendosi ruinumërim të tyre dhe pasi u rinumëruan u pa se nuk u prodhua asnjë ndryshim rezultati siç pretendonte Lëvizia Socialiste për Integrim, të cilës i duheshin rreth 150 vota për të marrë një mandat në Kukës.
Më pas Kolegji Zgjedhor u mblodh dhe në vendimin e tij ka miratuar tabelën e re përmbledhëse për këtë qark, ku koalicioni i djathtë thellon rezultatin. rezultati në mandate mbetet i njëjtë, pra koalicioni i djathtë merr tre mandate dhe ai i majtë një mandat.
Pas dhënies së vendimit në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i ligjor i LSI-së, Ilirian Muho deklaroi se mospërputhja e kodeve të sigurisë në dy kuti votimi lë dyshime për ndërhyrje në to.
Thelbi i kërkesës sonë ankimore kishte të bënte me pamjet filmike në zonën e administrimit zgjedhor numër 9. Ekspertët tanë konstatuan se në monitor shfaqeshin fletë votimi të bardha, pa shenja dalluese, të cilat duhet të vlerësoheshin si të pavlefshme. Pretendimi ynë u mor parasysh nga gjykata. Mbi këto baza Kolegji vendosi të rinumëronte kutitë e votimit. Sot u konstatua se këto fletë votimi mungonin, nuk ishin më të bardha, por të shënjuara. Pyetja jonë është, ku shkuan fletët e votimit të bardha. Nuk jemi në gjendje ti përgjigjemi sot. Do të jetë pjesë e hetimit të organeve të specializuara, për të parë se ku janë zhdukur këto vota. Do të respektojmë vendimin e gjykatës, por çështja nuk do të mbetet me kaq. Organet e specializuara duhet ti japin përgjigje kësaj pyetje, ku shkuan fletët e votimit që rezultonin pa asnjë shenjë dalluese. Prokuroria duhet të merret me ketë çështje- deklaroi Muho.
Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, tha se nga rinumërimi u vërtetua ajo që pretendohej, një fitore e PD-së në këtë qark.
Të gjitha pretendimet e ngritura ishin të pabazuara, por edhe në pamjet filmike të cilat pretendonin se i kishin parë dhe ekzaminuar, rezultati pasqyronte atë që grupet e numërimit kishin nxjerrë. Bindja jonë për pastërtinë e fitores sonë në qarkun e Kukësit u vërtetua. Ne kemi qenë që në fillim për transparencën dhe na vjen mirë që këtë qëndrim konseguent që e kemi mbajtur në të gjithë proceset u konfirmua edhe në këtë rast, në rastin e Kukësit- tha Kaso.
Nga rinumërimi rezulton:
QV 0446 (E kontestuar)
PD 251 vota
LSI 31 vota
QV 0441 (E kontestuar)
PD 194 vota
LSI 23 vota
Në QV 0442
LSI mbetet 33 vota
PD mbetet 332 vota
QV 0443
LSI mbetet 30 vota
PD mbetet 230 vota
QV 0444
LSI kishte 18 vota
PD shkon 1 votë, kishte 212 vota- tani ka 211 vota
QV 0445
LSI kishte 28 vota – mbetet me 28 vota
PD fiton 1 votë/kishte 332 vota- shkon në 333 vota
QV 0454
PD humbet një votë/ kishte 107- shkon 106 vota
LSI 40 vota (nuk ndryshon)
QV 0447
PD 180 vota
LSI 21 vota
QV 0462
PD 177
LSI humbet një vote/kishte 8 vota shkon në 7 vota
QV 0473
PD 138 vota
LSI 19 vota
QV 0518
PD 219 vota
LSI 4 vota
QV 0504
PD 129 vota
LSI 18 vota
QV 0465
PD 177 vota
LSI 6 vota
Kutitë u transportuan nga KQZ-ja drejt gjykatës së Apelit Tiranë me një furgon, (siç tregohet edhe në fotot e mëposhtme) ku u numëruan nga vetë gjykatësit. Ky vendim u mor një ditë më parë me kërkesën e LSI-së, e cila pretendon se janë bërë manipulime dhe për këtë arsye kjo forcë politike ka humbur një mandat.
Kolegji mori vendime të paparashikaura këtë herë duke i hapur rrugë transparencës në disa qarqe e duke ndaluar rinumërimin e votave në disa qarqe të tjera. Kjo duket të jetë skena e fundit që luhet me kutitë e votimit pasi edhe ankesat e paleve kanë mbaruar së shqyrtuari, ndërsa KQZ-ja nuk ka në axhende asnjë veprim tjetër rishikues, pasi një ditë më parë bërë publike edhe të gjitha gjetjet nga rinumërimi në Lezhë dhe Shkodër.
Kutitë e Kukësit në Kolegj
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4