Kolegji Zgjedhor rrezon PS-ne Basha fitues i zgjedhjeve ne Tirane

2052 - Kolegji Zgjedhor ka rrezuar kerkesen e Partise Socialiste duke lene keshtu ne fuqi vendimin e KQZ-se. Sipas burimeve te para mesohet se vendimi i Kolegjit Zgjedhor flet per lenien ne fuqi te rezultatit te shpallur nga KQZ-ja sipas se cilit Lulzim Basha konsiderohet fitues me 81 vota ne avantazh. Gjyqtari Tom Ndreca i cili kryeson dhe trupen e Kolegjit pritet te dale ne nje deklarate per mediat per te zbardhur vendimin e plote.
1750 -Trupa e Kolegjit Zgjedhor eshte terhequr per te marre nje vendim ne lidhje me rezultatin e zgjedhjeve per bashkine e Tiranes.
PS ka kerkuar qe KZ te marr parasysh tabelat perfundimtare qe jane dhene nga KZAZ- te.
Kolegji Zgjedhor ka vene ne dukje qe KQZ nuk ka paraqitur tabelat e hartuara nga KZAZ- te si prova materiale. Kjo verejtje ka marre pergjigje nga PD e cila i quajti keto tabela te panevojshme per marrjen e vendimit pasi nuk jane objekt i akuzave te PS.
Nderkohe behet e ditur se KQZ i ka dorezuar tabelat e KZAZ-ve pas kerkeses se Kolegjit Zgjedhor. Ky i fundit ka vendosur qe te marre parasysh animimin e Partise Socialiste per fletet e kontestuara.
1445 - Kolegji Zgjedhor vuri ne dukje se KQZ nuk ka paraqitur tabelat e hartuara nga KZAZ- t si prova materiale. Kjo verejtje ka marre pergjigje nga PD e cila i quajti keto tabela te panevojshme per marrjen e vendimit pasi nuk jane objekt i akuzave te PS. Ne keto rrethana Kolegji ka kerkuar pese minuta pushim pas te cilave do te marre vendimin. Nderkohe qe perfaqesuesit e PS deklaruan se Kolegji Zgjedhor nuk mund te marre nje vendim pa vleresuar tabelat e KZAZ-ve te cilat sipas tyre jane ndryshuar nga KQZ.
Kolegji Zgjedhor ka nisur rreth ores 1000 te paradites shqyrtimin e kerkeses ankimore te Partise Socialiste ne lidhje me vendimin e KQZ-se per rinumerimin e votive te kontestuara. Fillimisht Kolegji Zgjedhor ka degjuar argumentimin e kerkeses se perfaqesuesve ligjore te Partise Socialiste te cilet u shprehen se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka tejkaluar kompetencat e tij pasi Kodi parashikon qe te drejten per te hartuar tabelat perfundimtare e kane vetem KZAZ-te. KQZ kishte per detyre te bente vetem perlogaritjet matematikore.
Ndersa ne lidhje me aktin normativ te miratuar nga KQZ me 4 votat e mazhorances perfaqesuesit e Partise Socialiste u shprehen se nje akt i tille per tu miratuar kerkon nje kuorum prej 5 votash dhe jo 4 te tilla sic u veprua konkretisht. Akti i KQZ i dates 23 maj eshte i pavlefshem pasi si akt normativ eshte miratuar pa pasur kuorumin pa pasur 5 vota. Nderkohe qe akti normativ eshte miratuar me 4 vota pro votat e maxhorances tha perfaqesuesi ligjor i PS Arjan Salati.
TIRAN- Kolegji Zgjedhor pritet qe te marre sot vendimin me te rendesishem per zgjedhjet e 8 majit ku do te vendose fatin e zgjedhjeve per bashkine e Tiranes. Nje jave me pare socialistet dorezuan ne gjykate kerkesen e tyre ne te cilen kerkonin rrezimin e vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili nisi proceduren e hapjes se kutive te votimit dhe rivleresimit te votave. Ne perfundim te ketij procesi KQZ ndryshoi ne tavoline rezultatin per Tiranen. Tashme i takon Kolegjit qe te legalizoje apo te rrezoje vendimmarrjen e KQZ-se. Relatori i seances se sotme do te jete gjyqtari Tom Ndreca ndersa ne perberje te trupit gjykues do te jene Entela Prifti Sashenka Jonuzaj Astrit Kalaja dhe Petraq Dhimitri.
Ne ceshtjen e re PS kerkon shfuqizimin e vendimit 709 te KQZ-se per rivleresimin dhe rinumerimin e votave ne Tirane. Opozita pretendon se organi qe merret me administrimin e Zgjedhjeve ka kapercyer kompetencat e tij si dhe nuk ka respektuar procedurat qe percakton Kodi Zgjedhor per miratimin e vendimeve. Duke e cilesuar vendimin per rivleresimin e votave si akt normativ socialistet pretendojne se duhej te ishte miratuar me pese vota dhe jo me kater.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk rezulton ti kete pasur parasysh cilesite ligjore te siperpermendura te aktit normativ. Nepermjet votimit te ketij vendimi dhe kryerjes se veprimeve gjate hetimit administrativ per vleresimin e fleteve te votimit per Kryetarin dhe Keshillin e Bashkise Tirane te gjendura ne kutite e gabuara KQZ-ja ka shkelur ne menyre flagrante proceduren dhe e ka shnderruar veten ne nje organ inkompetent theksohet ne padi.
Sipas saj KQZ ne perfundim te miratimit nga KZAZ-te te tabelave per cdo zone kishte per detyre vetem mbledhjen matematikore te dhenave qe pasqyrohen ne tabelat e rezultateve te KZAZ-ve ose sipas rastit te tabelave te rezultateve per cdo QV. Pretendimet qe subjekte te caktuara apo edhe komisione te administrimit te zgjedhjeve te nivelit me te ulet se KQZ-ja mund te kene ne lidhje me vleresimin e votave dhe/ose te gjithe procesit zgjedhor per socialistet nuk mund te shqyrtohen ose vleresohen nga KQZ ne kete faze te procesit.
Ne varesi te vendimit te Kolegjit do te percaktohet edhe axhenda politike e opozites por edhe rezultati i Tiranes. Nese do te lihet ne fuqi vendimi i KQZ-se atehere do te ligjerohet hapja e kutive te votimit qe nxori fitues me 78 vota para kandidatin Basha edhe pse numeruesit nxoren fillimisht kandidatin socialist Rama fitues per te katerten here ne kryeqytet.