E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor rrëzon PS-në për vulat

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte ndalimin e prodhimit të vulave rezervë për zgjedhjet e 8 majit.

Përfaqësuesi i opozitës Eno Bushi tha se prodhimi i vulave rezervë do të cënonte integritetin e zgjedhjeve, sepse iu lihet në dorë administimi i vulave rezervë komisioneve zonale, çka rrit mundësinë e manipulimit apo abuzimit.

Por, sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, prodhimi i vulvae rezervë është vetëm një masë paraprake për të parandaluar largimin e komisionerëve me vulën, duke bllokuar proçesin.

Pasi ka dëgjuar argumentet e të dyja palëve, Kolegji Zgjedhor ka arritur në përfundimin se vendimi i KQZ-së për prodhimin e vulave shtesë nuk përbën problem dhe për këtë arsye ka rrëzuar kërkesën e PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›