Kolegji Zgjedhor rrezon kerkesen e PS

Në seancën që rinisi para pak castesh, relatori i cështjes i ka dhënë të drejtë Komisionit për numërimin e feltëve të gabuara.
Pas vendimit janë larguar menjëherë përfaqësuesit ligjorë të partive, si të asaj socialiste, ashtu edhe të asaj demokratike.
Kolegjit i janë dashur rreth tre orë për të administruar provat e paraqitura nga PS dhe ato të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që konsistonin në tabelat e KZAZ-ve.
Avokatët e PS e argumentuan kërkesën e tyre me pretendimin se vendimet e KQZ janë akte normative, për të cilat kërkohet një shumicë e cilësuar prej 5 dhe jo 4 votash.
Por relatori Tom Ndreca e ka hedhur poshtë këtë argument, duke lënë në fuqi numërimin e bërë nga KQZ. Megjithatë, beteja ligjore për bashkinë e Tiranës nuk mbaron këtu.