Kolegji Zgjedhor shqyrton ankesën e Partisë Konservatore
Kryetari i Partisë Konservatore, Armando Ruço, në cilësinë e palës paditëse parashtroi para anëtarëve të trupës gjyqësore pretendimet "për veprime arbitrare", të konstatuara në katër KZAZ-të e Qarkut Durrës ndaj këtij subjekti zgjedhor. Duke kërkuar rrëzimin e vendimit të KQZ-së, Partia Konservatore i kërkoi anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor njohjen dhe pranimin e pretendimeve të saj.
Ndërsa zyrtarë të KQZ-së, të pranishëm në seancën e sotme gjyqësore, në cilësinë e palës së paditur, mbrojtën vendimin e Komisionit për Qarkun e Durrësit, duke u shprehur se ankesa e paraqitur nga konservatorët është "e pambështetur në prova dhe ligj".
Pas dëgjimit të palëve, trupa gjyqësore e përbërë nga pesë anëtarë, ku relator i kësaj çështje është gjyqtari Petraq Dhimitri, pritet të tërhiqet për të marrë vendim lidhur me administrimin e provave të paraqitura nga Partia Konservatore dhe më pas për të vendosur përfundimisht për kërkesën ankimore të këtij subjekti zgjedhor. Sipas Kodit Zgjedhor, vendimet e Kolegjit janë të formës së prerë. Tetë anëtarët e kësaj trupe gjyqësore e ushtrojnë detyrën e tyre deri në përfundim të legjislaturës së ardhshme.