Vapa përvëluese “pushton” Shqipërinë
Dita e shtunë do të karakterizohet po nga këto temperatura të larta, me një temperaturë maksimale mesatare deri në 39 gradë celcius. Temperaturat e ajrit kanë rezultuar me një rritje të lehtë që prej ditës së hënë, duke arritur në temperatura të larta të këtyre ditëve.
Sipas meteorologëve, në pjesën më të madhe të zonës së ulët të vendit, si në qytetin e Elbasanit, Cërrikut, Beratit, Kuçovës, Gjirokastrës dhe pjesës veri-perëndimore, pritet që temperaturat të jenë më të larta. Moti i kthjellët ka mbizotëruar të gjithë territorin e vendit pothuajse gjatë gjithë javës, deri ditën e premte.