E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor vendos sot për Bashkinë e Tiranës

Në kërkesë-padinë e dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor nga opozita kundërshtohet vendimi 1158 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen e tabelës përmbledhëse të rezultatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Kjo kërkesë u depozitua në Kolegj më 30 qershor, pas refuzimit që i bëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ta shqyrtuar, me arsyetimin se shqyrtimi ishte kompetencë e Kolegjit Zgjedhor.

Partia Socialiste, veç shifrave dhe fakteve të shkruara, ka bërë gati për të paraqitur para Kolegjit Zgjedhor edhe pamjet filmike.

Në rast se Kolegji Zgjedhor do të pranojë sot kërkesën e Partisë Socialiste, atëherë do të kemi përsëritje të zgjedhjeve për kreun e Bashkisë së Tiranës, në të kundërt, Lulzim Basha do të mbetet fitues i zgjedhjeve të 8 majit. /Start/

                                                                                             2011-07-06 09:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›