E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri shqiptar, sukses në Maqedoni

Komedia “Hiqe ministrin nga priza”, me regji të Arbër Jakllarit, që përfaqësonte Teatrin e Metropolit, u vlerësua me dy çmime si “Shfaqja më e mirë” dhe “Aktorja më e mirë joprotagoniste”, që e fitoi aktorja e re Cubi Metka.
Komedia “Hiqe ministrin nga priza”, premiera e së cilës ishte në 2 qershor në TM, demaskon sistemin politik që përdor dhe shet gjithçka për të arritur në pushtet më çdo qëllim.

Shqipëria u përfaqësua në edicionin e 10-të të këtij festivali edhe nga Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit me shfaqjen “Romancë në ditën e krimit”, e regjisores Adelina Muça, e cila fitoi çmimin “Regjisorja më e mirë”.
Një çmim tjetër që shkoi për Shqipërinë ishte ai i aktorit më të mirë, të cilin e fitoi Alfred Trebicka për rolin në shfaqjen “Lojë martese” të regjisores së re Dasara Xhangolli. Trebicka interpreton në historinë e martesës së një çifti në krizë, të cilët vendosin të ndahen pas 30 vjetësh martesë.

Juria e festivalit përbëhej nga kryetari Ahmet Jakupi dhe anëtarët Milto Kutali dhe Sabedin Shahniqi. Festivali u zhvillua në data 28 qershor - 4 korrik në qytetin e Dibrës, ku morën pjesë 10 trupa teatrore nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
/Start/

                                                                                             2011-07-05 17:05
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›