Përgjaket aksi Peqin-Elbasan, dy të vdekur

Dhimitër Haxhillari, 43 vjeç, nga Cërriku dhe Leonidha Kote, 50 vjeç nga Gramshi, ndërruan jetë, pasi automjeti i tyre u përplas me dy makina të tjera.
Viktimat po udhëtonin me një “BMW” me targa të huaja, kur pranë fshatit Karinë makina e tyre del nga korsia duke u përplasur me një fuoristradë me targa EL 9702 B dhe me një kamion me targa KO 5972 B.
Si pasojë e përplasjes së tre automjeteve, drejtuesi i makinës “BMW” dhe pasagjeri humbën jetën. Shkak i aksidentit ishte pikërisht drejtuesi i kësaj makine, i cili dyshohet të ketë humbur kontrollin si pasojë e pagjumësisë. /Start/
2011-07-06 08:41