Kolegji i Komisionerëve sot rekomandon heqjen e vizave
26/05/2010 Liberalizimi vizave
Vendimi për rekomandimin ndaj institucioneve përgjegjëse të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave mes vendeve të hapësirës “Shengen” në BE dhe Shqipërisë pritet të merret sot nga Kolegji i Komisionerëve. Mësohet se gjatë ditës së sotme Kolegji do të mblidhet dhe rekomandimi pritet të jetë pozitiv. Mësohet se formulimi përfundimtar do të bëhet i ditur vetëm pas mbledhjes së Kolegjit, përmes një komunikate për shtyp, që kabineti i komisioneres Cecilia Mallmstrom pritet të lëshojë pasdite e sotme ose ditën e nesërme. Megjithëse përmes këtij rekomandimi do t’i hapet drita jeshile vendimmarrjes për heqjen përfundimtare të vizave, BE-ja do të jetë e kujdesshme ndaj Shqipërisë, në mënyrë që të plotësohen edhe ato pak kritere teknike që kanë mbetur për t’u plotësuar. BE-ja dëshiron që para se të merret vendimi final, Shqipëria duhet të zhvillojë një politikë dhe strategji për të mbështetur riintegrimin e shqiptarëve të çatdhesuar. Gjithashtu, nevojitet forcim i kapaciteteve të zbatuesve të ligjit dhe zbatimin efikas të kuadrit ligjor për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku përfshihet dhe përcaktimi i burimeve të duhura njerëzore dhe financiare. Brukseli zyrtar kërkon zbatimin efikas të ligjit të ri antimafie, miratuar më 2009, që ka të bëjë me konfiskimin e aseteve kriminale. Megjithatë, formulimi për kushtet e paplotësuara ende mbetet subjekt ndryshimi deri në ditën e publikimit të rekomandimit, por sipas zyrtarëve evropianë të përfshirë në këtë proces, Shqipëria nuk pritet t’i shpëtojnë rregullit që u zbatua më parë për Serbinë dhe Malin e Zi, që përfituan liberalizimin e vizave vetëm pasi BE-ja vlerësoi se kushtet e mbetura ishin plotësuar. Pas miratimit nga Kolegji i Komisionerëve, rekomandimi do t’i kalojë për miratim Parlamentit Evropian e më pas Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së për vendimin përfundimtar. Me hyrjen në fuqi të traktatit të Lisbonës, parlamentet e 27 vendeve anëtare kanë të drejtë të shprehen, duke ndryshuar ose jo, çdo iniciativë ligjore përpara votimit nga Parlamenti Evropian.