Prokuroria merr dosjen e abuzimeve me përkrahjet sociale
26/05/2010 Berat, rreth 60 qytetarë përfituan ndihmë dhe pse nuk plotësonin kushtet
BERAT-Zyra e Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit ka përfunduar hetimin për abuzimet e dyshuara me shpërndarjen e ndihmës ekonomike duke e përcjell kështu dosjen pranë organit të akuzës.
Abuzimet
Burime pranë Zyrës së Krimit Ekonomik në këtë qytet thanë se pas hetimeve të kryera në zyrën e ndihmës ekonomike janë vërejtur një sërë shkeljesh dhe dosja tashmë i ka kaluar Prokurorisë së rrethit të Beratit për hetimin në vazhdim. Dy muaj më parë ekspertët e krimit ekonomik nisën verifikimet pas dyshimeve se në rajonet e kësaj bashkie shpërndahej ndihmë ekonomike dhe për shumë qytetarë që nuk plotësonin kriteret përfshirëse për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike. Kështu gjatë verifikimeve të kryera në listat e qytetarëve që përfitojnë ndihmë ekonomike ka rezultuar se në katër rajonet e kësaj bashkie rreth 60 qytetarë kishin përfituar ndihmë ekonomike duke u përfshirë në lista dhe pse nuk plotësonin kushtet si të tillë. Kështu, nga shkeljet që ekspertët kanë vërejtur ka rezultuar se shumë qytetarë ndonëse ishin të punësuar, ndonëse ishin emigrantë kishin përfituar ndihmë ekonomike për gjatë gjithë vitit 2009. Menjëherë sapo kanë gjetur këto shkelje ligjore në listat e ndihmës ekonomike pranë zyrës së përkrahjes sociale në Bashkinë e Beratit zyra e krimit ekonomik ka përgatitur dosjen në fjalë dhe mësohet se dosja dje ka mbërritur pranë organit të akuzës. Shifra e personave që përfitojnë ndihmë ekonomike në mënyrë abuzive mësohet se mund të jetë dhe më i lartë, pasi në vite shumë qytetarë dhe pse të punësuar apo emigrantë kanë arritur të marrin ndihmë ekonomike nga shteti. Por, tashmë do të jetë organi i akuzës që do të vendos se si do të veprohet më tej me zyrën e ndihmës ekonomike se si do të procedohet për hetimin, nëse do të ketë apo jo hetim ndaj katër punonjësve të kësaj zyre. Tashmë ngelet për t’u vërtetuar se si ka funksionuar skema e shpërndarjes së ndihmës ekonomike në mënyrë abuzive nga rajonet e deri tek zyra që ndodhet pranë bashkisë.