Tjetër letërporosi për dëshmitarin e torturuar nga SHIK
26/05/2010 Dosja Hoxha, Prokuroria dërgon tjetër lëterporosi në Holandë për të gjetur adresën
Avdyl Loshaj dha adresë të gabuar për shkak të presioneve rreth dëshmisë së tij
TIRANË- Rrëmbimi dhe më pas zhdukja e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha vazhdon të shqyrtohet nga Krimet e Rënda, ndërsa zbardhja e kësaj historie që zë fill më 25 tetor 1995 ka mbetur peng i marrjes së disa dëshmive të quajtura kyç për akuzën. Gjykata për Krime të Rënda për të dytën herë do të nis drejt Holandës letërporosinë për të marrë në pyetje dëshmitarin Avdyl Loshaj, një prej personave që i mbijetoi torturave nga SHIK-u i vitit 1995. Ashtu sikurse ishte vendosur një seancë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda arriti të gjej adresën e saktë të Loshaj dhe t’ia dorëzoi atë gjykatës. Sipas prokurorit Xhevat Hana, njeriu që konsiderohet si dëshmitari kryesor për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të tetorit të vitit 1995, ku në rrethana misterioze u rrëmbye e u zhduk Remzi Hoxha, gjendet me banim në qytetin e Bradës në Holandë. Adresa është arritur të vërtetohet nga familjarët dhe të afërmit e Loshaj. Sipas akuzës, pyetja e këtij dëshmitari është vendimtare për procesin. Është i vetmi që ka dijeni për personat që e arrestuan dhe më pas e kanë mbajtur të mbyllur në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Ndërsa bëhet e ditur se ka dijeni edhe për ish SHIK –it që morën peng Remzi Hoxhën. Për akuzën Avdyl Loshaj e ka dhënë një herë dëshminë e tij në dhjetor të vitit 2003. Por ky procesverbal nuk mund të përdoret si provë para gjykatës. Nëpërmjet letërporosisë, gjykata i ka nisur të gjitha pyetjet e formuluara nga akuza dhe mbrojtja për dëshmitarin. Pasi të konfirmohet adresa e Loshaj nga autoritetet holandeze do të caktohet edhe data e marrjes në pyetje. Më pas do të jenë po autoritetet e drejtësisë së shtetit nordik, të cilët në rrugë zyrtare do të nisin përgjigjen për pranimin ose jo për dhënien e dëshmisë nga Loshaj. Letërporosia do të niset nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së vendit tonë, e cila do të kalojë më pas nga Ministria e Jashtme. Deri sa të arrihet marrja e dëshmisë së Avdyl Loshaj, trupi gjykues është në pritje të marrjes së dëshmisë nga tre dëshmitarë që ndodhen në Itali. Kjo gjë do të bëhet e mundur në datë 25 qershor.