Kolegji i kërkon KQZ-së tabelat përmbyllëse
UPDATE- Pasi janë dëgjuar pretendimet e përfaqësuesve ligjorë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor ka vendosur ti kërkojë KQZ-së tabelat përmbyllëse të KZAZ-ve, pa ndryshimet që më pas ka bërë KQZ-ja duke numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara. Kjo kërkesë sipas Kolegjit bëhet për të vertetuar nëse ato kanë qenë përmbyllur para 18 majit, ditë kur komisioni ka miratuar ne parim projekt aktin i cili parashikonte numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.
Seanca e rradhës e Kolegjit Zgjedhor ështe shtyrë për në orën 17:00.
Përfaqësuesit e PS-së kanë kërkuar pranimin e padisë së tyre ndaj KQZ-së, ndërsa kjo e fundit dhe Partia Demokratike kërkuan mospranimin e ankimit.
Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e PS
Pas rreth 15 mintash pushim, Kolegji Zgjedhor është rikthyer në seancë ku po vazhdohet me shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste për të shpallur të pavlefshëm vendimin e KQZ-së për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara, dhe për ti përfshirë ato në tabelën përmbledhëse.
Pas rifillimit të seancës e ka marrë fjalën avokata e KQZ-së Dëshira Pasko e cila hodhi poshtë pretendimet e përfaqësuesve ligjorë të PS-së. Ajo tha se vendimi i marrë nga komisioni është i ligjshëm. Ai nuk ka karakter të përgjthshëm, dhe se KQZ ka vlerësuar ato raste për të cilat ka patur sinjalizme nga KZAZ-të e Tiranës, theksoi ajo.
Me heret, përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste thanë se vendimi është akt normativ dhe se kemi të bëjmë me rregulla të reja.
Përfaqësuesi i PS-se, Arjan Salati kërkoi shpalljen e pavlefshme të vendimit të KQZ-së dhe anulim të veprimeve administative. Ai e quajti vendimin e KQZ-së si abstrakt.
Ndërsa përfaqësuesi tjetër i PS-së, Damian Gjiknuri tha se thelbi i paligjshmërisë së vendimit të KQZ-së janë rregullat e reja te vendosura prej saj.
Nga shqyrtimi i dites se sotme pritet qe te percaktohet nese vendimi i marre nga KQZ per numerimin e fleteve te hedhura ne kutite e gabuara, dhe perfshirja e tyre ne tabelen permbledhese te rezultatit per bashkine e Tiranes ka qene i drejte apo i gabuar.
Ky vendimi i KQZ-se i hapin rruge shpalljes fitues te kandidatit te “Aleances per qytetarin”, Lulzim Basha i cili qendron ne nje avantazh prej 78 votash, kundrejt kandidatit socialist, Edi Rama.
Relator i kësaj çështjeje është përcaktuar gjyqtari i Gjykatës së Kolegjit, Tom Ndreca
Kerkese ankesa kerkon pavlefshmerine e projekt vendimit te marre me katër votat e anëtarëve te Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve per numerimin e fletët e votimit per kryetar te bashkise se Tiranes, të hedhura në kutitë e gabuara.
Sipas perfaqesuesve ligjore te PS-se, ky vendim nuk mund te merrej dhe qe ne kohen e diskutimit ne KQZ deklaruan nje numerim i tille do t’i hapte rrugen ankimimit te rezultatit zyrtar.
Pak kohe me pare, Kolegji rrezoi kerkese ankesen e pare te PS-se, ate per vonesen e shpalljes se tabeles se rezultateve te KZAZ 49 nga ana e KQZ.