Të dish shqipen nuk mjafton të kuptosh çfarë thotë një Kadare
Thirrja e Kadaresë, përgjigja e Bashës, komentet e shumta e plot kundërtira, më shtynë të them edhe un렠dy fjalë por pasi përfundova këtë shkrim ngeca tek titulli. Pa pritur mora shtysë tek qesha me të madhe nga një deklaratë fantastike e një drejtuesi të lartë të LSI sipas të cilit kjo parti kish një fitore spektakolare në këto zgjedhje.
Ish deklarata partiake e Shezaiut në mos gaboj profesorit të gjuhës shqipe. Që LSI kish me të vërtet렠rritje ky është fakt por nuk është argument për të tilla përfundime sepse spektakolarja nuk mund e as duhet të dalë nga dukje të jashtme të gjërave.Ska luftë e as vjen fitore me fishkzjarre. Kjo LSI-s렠është si puna e mollës aq të bukur nga jashtë por që kur e hap del e krimbur. Duke mos dyshuar në pandershmëri e hipokrizi të tij, më mbetet të pranoj se Profesori i nderuar është naiv në politikë përderisa nuk kupton se në ato shifra del qartë dora e mjeshtrit Sali Berisha tek i jep shkopin e shpëtimit nga mbytja … një të të quajturi Ilir Meta .
Prej vitesh në Shqipëri, duke mos patur arritjet e pritura, të gjithë pothuaj kapemi nga anë të jashtme e formale të gjërave. Kemi institucione demokratike e kemi pushtete të ndara ndaj kemi demokraci,kemi in stitucione të kompletuara ndaj kemi shteti, kemi Kode e ligje me bekimin e Europës ndaj edhe kemi shtet ligjor.
Eshtë vërtetë se transparenca e KQZ n렠numurimin e votave ësht렠spektakolare or profesor por na rroftë kjo transparenc렠kur në kutitë e rrugës Bajram Curri gjejmë fletë votimi t렠rrugës … ZOG i Parë , fletë votimi me vulë nga Zimbabvet për të mos përmëndur fare … sufiçitin e votave … e plot të tjera , t렠denja për Guinness .
***
Një letër e hapur e Kadares렠për probleme të ditës në Shqipëri është një risi sepse nga Dimri i Vetmisë se Madhe them se është shprehur për të sotmen kalimthi ose me spondë , duke përshkruar të djeshmet a të pardjeshmet .
Pastaj,nuk ish letër e hapur për mbjelljet e pranverës a për sezonin e ri turis tik. Me të tilla gjëra rutinore nuk ka as koh렠e as e ul vehten një Kadare .
Duhet të ketë qënë nj렠shqetësim i madh që e shtyu gjeniun të ndërhyjë e të bëjë at렠që nuk bëri pothuaj as më 1997.
Pikërisht në këtë këndvështrim më del se komentet e shumta, në mbështetje ose jo, kanë të përbashkët renditje shkaqesh , motivesh a synimesh të letrës sikur ta ketë shkruar jo një gjeni por një i rëndomtë .
Le tu hedhim një sy :
1.Lulzim Basha thotë se nuk mund të tërhiqet sepse do cënonte parimet e demokracisë dhe do fyente elektoratin Tiranas
Një adoleshent në politikë që deri nga viti 2005 i u shmang jo m렠demokracisë shqiptare por edhe Shqipërisë,që filloi karrierën si ndihmës kamarier për të vazhduar si përkthyes e që papritur na del qeveritar i lartë, ti mësojë Ismail Kadares렠parimet bazë t렠demokracisë, i thonë hajde baba të të tregoj arat!
Një person që duke shpresuar të mos ketë vënd për përgjegjësi ligjore në ngjarjet e 21 janarit, jo më nuk dha dorëheqie siç do bënte çdo zyrtar i një shteti demokratik por si pushtetar i lartë e drejtëpërdrejtë i ngarkuar me zbatimin e ligjit nuk kërkoi as falje publike të paktën si përgjegjësi morale për atë hata që ndodhi duke fyer kështu elektoratin e gjith렠Shqipërisë .
2. Sipas Artan Mullajit n렠Pushteti sfidon Kadarenë , Ballkan Web 24.5.2011.
…duket se mashkulli i bukur i PD-së e ka fituar vëmëndjen e çmuar të shkrimtarit të madh … pa shumë stërmundim. dhe … Kadareja i shkruan thuajse ndrojtur, por hapur një Bashe … dhe kjo është një provë tjetër vlerësimi që ai ka për politikanin e ri, jo pak të përfolur.
Një e shkruar në tym e pa përgjegjësi sepse nuk besoj të ketë fyerje më të madhe për një Kadare të mendosh se meshkujt përgjithësisht e ata bukuro she posaçërisht mund ti a bëjnë trutë dhallë si të ish ndonjë pederast duke harruar bëmat që thonë se ka.Pastaj, na del se kollosi Kadare u ndrojtka nga një mini, duke e ngatërruar me elefantin q렠trëmbet nga miu .
3. Sipas të nderuarit Gëzim Basha në Një shkrimtar i madh në një version politik të gabuar, Ballkan web 24.5.2011 , letra e hapur e shkrimtarit të madh …është pezmatuese, sepse në mënyrë fare të qartë …, as më pak e as më shumë, synon ndërprerjen e një procesi jetik për demokracinë shqiptare, numërimin e votave. Numërimi i hollësishëm i votave lidhet drejtpërdrejt me një ndër liritë më themelore të njeriut; të drejtën e pakapërcyeshme për të zgjedhur elitën qeverisëse.
Kjo sepse Etërit e demokracisë moderne liberale, (të asaj demokracie që edhe vetë Kadare kërkon të shohë në këtë vend), Madisoni, Jeffersoni dhe Hamiltoni, e shohin leximin e plotë të votës si një ndër barrierat më të sigurta për të mbrojtur sistemin nga rreziku i tiranisë.
I nderuar zoti Gëzim.! Për çfarë ndërprerje e keni fjalën ? Për ndërperje të proceseve zgjedhore shqiptare ? Poku i ke në Shqipëri zgjedhjet me Madisonër, Jefersonër a Hamiltonër ? Zgjedhjet në Shqipëri gjithnj렠kanë qënë të shkëlqyera si votim sepse njerzit i kemi të shkëlqyer me përjashtime si gjithë bota por dardha e ka bishtin prapa sepse numërimet e hesapet i bën tjetër kush. Pastaj kush tha se Kadareja ka kërkuar ndërprerje zgjedhjesh . Ësht렠shtrëmbërim i hapur nga ana e juaj sepse ai e ka ftuar Bashën të tërhiqet ,pra jo të ndërpriten zgjedhjet por të përfundojnë pa të , çka është tjetër gjë .
4. Kujtim Çashku në Keqkuptim apo mirëkuptim me Kadarenë Opini on 24 Maj 2011
…nga disa reagime të shpejta ndaj kësaj letre, më është krijuar ndjesia se shqetësimi i shkrimtarit është keqkuptuar.
Më shumë se keqkuptim, unë e kam mirëkuptuar letrën e shkrimtarit Ismail Kadare si një letër të barasvlershme për këdo.
Ndodhur para sallatës më shumë se keqkuptim unë e kam mirëkuptuar no koment.
