E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë është ky virus që po frikëson botën

Gjithmonë e më shumë të vdekur, gjithmonë e më shumë të infektuar, gjithmonë e më shumë frikë. Sëmundja vdekjeprurëse e zorrëve, e cila shkaktohet nga një virus i quajtur E- Coli, por në variant mutacioni, po përhapet në Europë dhe në mbarë botën.

Vetëm në Gjermani ka rreth 2 mijë të infektuar. Numri rritet çdo orë.

Natën e mbrëmshme u shënua viktima e 17-të në Hamburg. Thuhet se ka pasur edhe një të vdekur në Baden Vyrtemberg. Kështu numri shkon në 18 në total.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo është harta e përhapjes së virusit:

Austri 2 raste

Danimarkë, 14, shtatë në gjendje ë rëndë

Francë, 6 raste

Hollandë, 8, katër në gjendje të rëndë

Norvegji, 1 rast

Spanjë, 1 rast, në gjendje të rëndë

Zvicër, 2 raste

Britani e Madhe, 7 raste

Thuajse të gjithë personat ishin në Gjermaninë Veriore, aty ku shpërtheu virusi para rreth dy javësh.

Mediat e mëdha si CNN e BBC po raportojnë për këtë virus vrastar. Ende nuk dihet se cili është burimi i këtij virusi: një gjë është e sigurt, nuk janë kastravecat spanjollë, edhe pse Gjermanisë do i duhet të paguajë një kosto pse i fajësoi ata. Spanjollët janë hedhur në protesta për shkak se u janë dëmtuar shitjet e perimeve. Rusia nga ana tjetër thotë se nuk do lejojë asnjë perime të huaj në vend, duke u shprehur se plotësojnë vetë nevojat për këto produkte.

Disa ekspertë kinezë kanë mbërritur në Gjermani për të parë origjinën e virusit, që po vret më shumë gra së burra.

Kërkimi për virusin e zorrëve duket jashtëzakonisht i vështirë. Më shumë se 130 ushqime janë testuar dhe asnjë rezultat. Është si të kërkosh një gjilpërë në kashtë. Janë testuar kastravecat, domatet, sallata, mishi i derrit, luleshtrydhet, por pa rezultat. Dy ditë duhen për të testuar një produkt.

Nëse do e gjenim burimin, gjërat do ndryshonin shumë shpejt, thotë shkencëtarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›