E Diel, 1 Nëntor 2026

Për të gjithë vrasësit e Kopshtit Botanik

Nga Lavdosh Ferruni

A ka ndonjë nga publiku shqiptar (qoftë dhe një njeri i vetëm) që e dinte se dje fadromat  e sharrat do kafshonin  Kopshtin Botanik? Jo, askush, edhe pse gjithkush në këtë vend nuk do ta quante të pabesueshme.  Pas këtij akti barbar ajo që duhet të ndodhte është që policia e shtetit duhet të arrestonte menjëherë ekzekutorët dhe të hetonte për organizatorët, pasi nuk ka patur një leje mjedisore nga shteti për këtë masakër. Po dje, një zyrtar përgjegjës për këtë çështje në Ministri të Mjedisit, teksa i përgjigjej një kërkese për informimin e publikut lidhur me ndërhyrjen në Kopshtin Botanik, bërë nga njëri prej anëtarëve të bordit të Konventës së Aarhusit, që funksionon pranë kësaj ministrie e ku marrin pjesë edhe antarë të shoqërisë civile sqaronte: ..MMPAU (pra Ministria e Mjedisit) me marrjen dijeni për projektin (për Unazën e madhe të Tiranës) ka organizuar takim me Drejtorinë e Pergjithshme të Rrugeve dhe i ka parashtruar edhe çështjen e informimit/konsultimit publik. DPRr nga ana e saj i pranoi me seriozitet kërkesat dhe sugjerimet tona dhe u angazhua për të hartuar një raport të detajuar për ndikimet në mjedis të projektit. Ne presim që raporti të diskutohet dhe publikohet për komente nga DPRr.  Ndërkohë që vete MMPAU do të organizojë një dëgjim të zgjeruar publik në fazen që projekti do paraqitet pranë saj, ku patjeter edhe ju do të ftoheni të shprehni pikepamjet tuaja. Dhe zyrtari përfundon: Edhe njehere dua tu siguroj te gjitheve qe MMPAU, do te organizoje një dëgjim publik për projektin menjëherë sapo të paraqitet pranë saj për procedurën që i ngarkon ligji. Ky reagim i Ministrisë së Mjedisit i intuziasmoi së tepërmi përfaqësuesit e shoqërisë civile pjestarë të Bordit të Aarhusit, që menduan se erdhi momenti që të thonë fjalën e tyre dhe vërshuan përgëzimet transmetuar Ministrisë së Mjedisit nëpërmjet zyrtarit të saj përgjegjës për çështjen në fjalë. Vetë autori i këtij shkrimi shkruan: E përshëndes iniciativën e Ministrisë së Mjedisit për ta organizuar ajo një  degjim me publikun, kështu ajo merr rolin aktiv që i takon sipas konventës se Aarhusit. Problemi i unazës së Tiranës duke qenë se afekton një popullsi shumë  të madhe dhe atakon diamantin e biodiversitetit të vendit merriton më shumë se cdo veper tjeter pjesmarrjen e publikut në këtë vendimmarrje. Por ky gëzim zgjati vetëm 2-3 orë, deri sa gëzimi i tyre u shkrih me hidhërimin e qindra mijra shqiptarve tek panë që në pak minuta të shtriheshin për dhe pemët gjigande dhjetra vjeçare të Kopshtit Botanik.

Ministria e Mjedisit, është ajo që  ka të drejtën ligjore për të dhënë ose jo lejen mjedisore, të cilën mund ta japë, po sipas ligjit dhe Konventës  së Aarhusit vetëm pasi publiku të jetë informuar e të ketë marrë pjesë aktive në një vendimmarrje të tillë. Shpërfillja dhe injorimi i ligjit  prej Ministrit të Transporteve apo prej vetë Kryeministrit arrin deri aty sa, as që nuk aplikohet fare për leje mjedisore në Ministri të Mjedisit. Këtë e konfirmon zyrtarisht vetë Ministria e Mjedisit në një shkresë të saj drejtuar qendrës EDEN, ku thuhet se projekti i Unazës së Madhe të Tiranës nuk ka aplikuar për leje mjedisore e si rrjedhim as nuk është pajisur me leje mjedisore. Kurse Ministra e Transporteve nuk begenis ti kthej ndonjë përgjigje publikut të interesuar, edhe pse ky është detyrim ligjor.

Pjesë e kësaj barbarie jo vetëm mjedisore por dhe ligjore është dhe vetë Rektori i Universitetit te Tiranës i cili duket se ka firmosur një dokumet se lejon prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik. Nuk dihet ku e gjen autoritetin ky njeri të firmosë dokumete  të tillë. Ku e gjen të drejtën ky njeri që paguhet me taksat e qytetarëve të firmosë asgjësimin  e  pjesëve të vyera të pasurisë kombëtare si dhe të hedhë poshtë punën shkencore 40 vjeçare të dhjetra kërkuesve shkencorë  e mijra studentëve  të Fakultetit të Shkencave të natyrës e të Universitetit Bujqësor?

Po të ishte vetëm ky rast dhunimi ndaj mjedisit e ligjeve mjedisore ndoshta nuk do i ishte vënë ky titull shkrimit. Por puna është se që nga viti 2000 kur pala Shqiptare ka ratifikuar Konventën e Aarhusit, e cila sanksionon të drejtën e publikut për tu informuar e për të marrë pjesë në vendimmarrjet që kanë impakt në mjedis nuk evidentohet së paku një rast që kjo Konventë të jetë zbatuar korrekt. Nuk mund të mos i kujtojmë publikut që vetë institucioni i Konventës së Aarhusit në Gjenevë e gjeti fajtor Qeverinë për mos zbatimin e saj në një rast kur pati ankimim, si rasti i TECit të Vlorës, kuu Qeveria i vodhi  ( akoma nuk ka hetim për këtë vjedhje) 100 milion euro shqiptareve të varfer dhe i hoqi të drejtën atyre për të frekuentuar një nga plazhet më të bukur në Mesdhe, duke e shkatëruar atë. E njëjta gjë po ndodh me projektin e Portit të Konteinerve në Vlorë, me parkun eolik në Karaburun, me fabrikat e çimentos në zonën e Krujës, etj.

Në fund të Qershorit bëhet takimi i 4të i palëve nënshkruese të Konventës së Aarhusit, në të cilën Shqipëria me papërgjegjshmërinë dhe fodullëkun e udhëheqjes së saj është firmëtare bashkë me grupin iniciator qysh në vitin 1998, si dhe shumë konventa të tjera ku i firmos e më pas i steros. Në këtë takim Shqipëria do të ishte më e udhës të deklaronte dorëheqjen nga kjo Konventë. E më pas të abrogoj edhe disa ligje ku shkruhet për informim të publikut, pjesmarrje të publikut në vendimmarrje e ankimim për çështje mjedisore në gjykatë dhe tw vazhdoj të eci me hapa të sigurtë drejt demokraturës.

2 Qershor 2011

Me poshte po botoj korespodencen e djeshme me zyrtare te shtetit shqiptar qe mohonin prishjen e Kopshtit Botanik

Date: Thu, 2 Jun 2011 11:12:43 +0200

From: Lavdosh Ferruni <lferruni@icc-al.org>

To: Klodian Aliu <kaliu@moe.gov.al>, Anisa Xhitoni <anisa_x ..

Subject: RE: Kerkese MPPT mbi fizibilitetin e projektit te Unazes se Madhe te Tiranes    All headers

E pershendes iniciativen e Ministrise se Mjedisit per ta organizuar ajo nje

degjim me publikun, keshtu ajo merr rolin aktiv qe i takon sipas konventes se

Aarhusit. Problemi i unazes se Tiranes duke qene se afekton nje popullsi shume

te madhe dhe atakon diamantin e biodiversitetit te vendit merriton me shume

se cdo veper tjeter pjesmarrjen e publikut ne kete vendimmarrje.

lavdosh ferruni

On Thu, 2 Jun 2011 08:46:38 +0200, Klodian Aliu wrote

> Znj. Anisa,

>

> Mbeshtes shqetesimin tuaj lidhur me ndikimet dhe konsultimin e

> projektit ne perputhje me parimet e Konventes.

>

> MMPAU eshte nje institucion i cili vazhdimisht keshillon dhe u

> kerkon strukturave qeverisese te punojne per forcimin e zbatimit te

> Konventes se Arhusit.

>

> Keshtu sic sqarova, MMPAU me marrjen dijeni per projektin ka

> organizuar takim me Drejtorine e Pergjth. Te Rrugeve dhe i ka

> parashtruar edhe ceshtjen e informimit/konsultimit publik.

>

> DPRr nga ana e saj i pranoi me seriozitet kerkesat dhe sugjerimet

> tona dhe u angazhua per te hartuar nje raport te detajuar per

> ndikimet ne mjedis te projektit.

>

> Ne presim qe raporti te diskutohet dhe publikohet per komente nga

> DPRr.  Nderkohe qe vete MMPAU do te organizoje nje degjim te

> zgjeruar publik ne fazen qe projekti do paraqitet prane saj,

>

> ku patjeter edhe ju do te ftoheni te shprehni pikepamjet tuaja.

>

> Pa dashur te zbeh rendesine e problemit qe ju ngrini perku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›