Kolegji i shmanget vendimit perfundimtar. PS ankimim te ri

Kolegji Zgjedhor dje ne mbremje shpalli publikisht vendimin qe mori pas nje mbledhje prej tre oresh ku shqyrtoi ankesen e paraqitur prej PS-se por vendimi ne fjale edhe pse rrezon nje kerkese te PS nuk i jep fund procedures se apelimit nga ana e socialisteve.
Relatori i Kolegjit Zgjedhor Tom Ndreca u shpreh shume shkurt mbi vendimin duke thene se
Perfundimisht Kolegji Zgjedhor pasi degjoi palet ne proces administroi provat e paraqitura prej tyre. Ne zbatim te nenit 158 pika 2 dhe 3 te Kodit Zgjedhor vendosi Rrezimin e kerkese padise te pales paditese Partia Socialiste e Shqiperise per sa i perket kerkeses per konstatimin si absolutisht te pavlefshem te vendimit numer 709 date 23.5.2011 pales se paditur KQZ ne Tirane. Pushimin e gjykimit te ceshtjes lidhur me kerkimin per anulimin e vendimeve te ndermjetme te nxjerre nga pala e paditur KQZ. Ky vendim eshte i formes se prere u shpall ne Tirane date 3.6.2011. Me kaq seancen e deklaroj te mbyllur.
Pasi u shpall ky vendim anetaret e Kolegjit Zgjedhor u larguan pa dhene ndonje informacion te metejshem mbi logjiken e perdorur apo mbi diskutimin ne mbledhje. Nuk eshte bere e ditur as numri i votave me te cilat eshte miratuar ky vendim i Kolegjit Zgjedhor.
Ne mungese te ketyre shpjegimeve nga Kolegji Zgjedhor Shekulli eshte konsultuar me juriste per te shpjeguar per lexuesit tane ate qe ka ndodhur dhe bazat e vendimit te Kolegjit.
Si fillim duhet vene re se vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i ndare ne dy pjese. Keto dy pjese jane te ndryshme ne thelb prej njera-tjetres. Pjesa e pare ka te beje me rrezimin e kerkeses se PS per te konsideruar te pavlefshem vendimin 709. Me rrezimin e kesaj kerkese Kolegji Zgjedhor perfundimisht nuk e shikon si te pavlefshem dhe nuk e konsideron si akt normativ vendimin 709. Por ky vendim i Kolegjit Zgjedhor nuk i jep perfundimisht fitoren Bashes dhe nuk jep verdikt mbi zgjedhjet. Kjo behet e qarte ne pjesen e dyte te vendimit te shpallur dje nga Tom Ndreca.
Ne pjesen e dyte te vendimit te Kolegjit Zgjedhor lexohet qarte Pushimi i gjykimit... te vendimeve te ndermjetme. Pra kuptohet qe Kolegji Zgjedhor nuk i ka trajtuar ne themel keto akte por i ka gjykuar si vendime te ndermjetme si dispozita proceduriale.
Megjithate pushimi i gjykimit nuk nenkupton fundin e ceshtjes pasi socialistet kane mundesi te cojne nje tjeter ankese ne Kolegj Zgjedhor. Ankesa e fundit qe po pergatitet nga juristet e PS ka te beje me shpalljen e vendimit perfundimtar te KQZ mbi Tiranen.
Pra ne rast se deri me tash PS-ja ka paditur ne Kolegj Zgjedhor vetem vendimet e ndermjetme dhe aktet proceduriale te leshuara nga KQZ tani kjo parti mund te coje si kerkese perfundimtare ate te shqyrtimit te vendimit perfundimtar te KQZ.
Per te bere kete ankese perfundimtare PS ka kohe deri te dielen duke qene se vendimi i KQZ eshte marre te enjten dhe ligji parashikon tre dite kohe per ankimet. Ne rast te paraqitjes se ankeses se PS per rezultatin e shpallur nga KQZ Kolegji Zgjedhor do te duhet te shqyrtoje ne themel proceduren dhe aktet e KQZ perfshi dhe vendimin 709. Kjo nenkupton qe festimet e PD-se dhe Bashes jane ende te parakohshme pasi ende nuk ka perfunduar procedura e apelimit.
Megjithate duhet thene se vendimi i djeshem i Kolegjit Zgjedhor ka qene nje vendim pragmatist ne kufijte e zbatimit minimal formal te ligjit. Ne vendim paraqiten vetem dispozitat proceduriale ku bazohet vendimi pra neni 158 pika 2 dhe 3 e Kodit Zgjedhor.
Keto pika i njohin te drejten Kolegjit qe te marre vendim mirepo kjo eshte thjesht procedure. Qe nje vendim te jete i plote nevojitet dhe dispozita materiale pra baza ligjore ku mbeshtetet vendimi. Marrja e vendimeve pa shpallur dispozitat materiale eshte nje lloj loje rulete ruse me ligjin pasi mund te maskoje nen nje interpretim tentativa per te krijuar standarde te dyfishta.
Qe te japim nje shembull per te denuar nje njeri me burg nuk mjafton vetem dispozita proceduriale qe i jep te drejte trupit gjykues ta marre kete vendim por duhet dhe dispozita materiale dmth ligji i cili parashikon burgun per nje shkelje te bere nga individi ne fjale.
Perfundimisht sipas juristeve vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk i jep fund procedures se apelimit te vendimeve te KQZ. Ne nje situate delikate e te tensionuar do te qe me vend nga ana e PD te prisnin perfundimin e procesit pa e shtuar presionin mbi anetaret e Kolegjit Zgjedhor qe ende nuk e kane perfunduar punen.
Nga ana tjeter PS nuk ka dale ne konference per shtyp. Sic mesohet nga burime te brendshme aty kane nisur pergatitjen per ankesen e re per te cilen kane kohe ta paraqesin ne Kolegj Zgjedhor deri te dielen. Pritet qe PS ta sqaroje publikun sot per vendimin qe do marre.
Socialistet drejt nje ankimimi te trete ne Kolegj
Vendimi i djeshem i Kolegjit Zgjedhor i detyron socialistet qe ti drejtohen rruges se trete nje tjeter ankimim ne Kolegj. Shekulli kishte parashikuar 10 dite me pare se ceshtja e Tiranes do te sillte tre perplasje ne Kolegj dhe keshtu duket se do te ndodhe.
Partia Socialiste po shikon mundesine e ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor te vendimit 710 dhe 711 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe lidhet me nxjerrjen rezultatit per minibashkine 5 dhe per nxjerrjen rezultatit per Bashkine e Tiranes.
Objekt i kerkeses pritet qe te jete i njejte me ate te kerkeses se dorezuar ne KQZ ku u rrezua pasi nuk mori kuorumin e nevojshem me pese vota. Kundershtimin e Vendimit Nr.711 date 23/05/2011 te KQZ Per nxjerrjen e rezultatit te votimit per Kryetar per Zonen Zgjedhore Bashkia Tirane. Pavlefshmerine e vendimeve te marra nga KQZ per ndryshimin e tabelave te rezultateve te QV-ve te ZAZ-ve te Zones Zgjedhore Bashkia Tirane.
Ndryshimin e Vendimit Nr.711 date 23/05/2011 te KQZ Per nxjerrjen e rezultatit te votimit per Kryetar per Zonen Zgjedhore Bashkia Tirane duke u nxjerre e miratuar tabela permbledhese e rezultatit per Zonen Zgjedhore Bashkia Tirane ne baze te tabelave te rezultateve te miratuara nga KZAZ-te dhe ato te QV te transmetuara ne bazen e te dhenave te KQZ nga VNV-te dhe duke u shpallur fitues z. Edi Kristaq Rama propozuar nga Koalicioni Aleanca per te Ardhmen thuhej ne objektin e kerkeses qe socialistet kishin dorezuar ne KQZ.
Ne kete rast socialistet do te perfshijne te gjitha veprimet e marra nga KQZ per ndryshimin e rezultatit si vendimi per rivleresimin e votave vendimi per ndryshimin e tabelave te rezultateve mosperputhjet ne tabelat e votave faktin qe sipas KQZ-se ne kuti ndodhen me shume vota se njerez qe kane votuar etj. Sipas socialisteve vendimi Nr.711 date 23/05/2011 i KQZ eshte marre ne shkelje flagrante te ligjit dhe ne tejkalim te kompetencave te KQZ.
Kjo pasi neni 123 i Kodit Zgjedhor parashikon shprehimisht se KQZ ne perfundim te procesit te numerimit te votave nga KZAZ-te dhe pas hartimit te tabelave permbledhese prej tyre nxjerr rezultatet e votimit per Zonen Zgjedhore duke plotesuar e miratuar tabelen permbledhese te rezultatit per kete zone zgjedhore brenda 48 oreve nga mberritja e te gjitha tabelave permbledhese te KZAZ-ve. E vetmja nderhyrje qe mund te beje KQZ sipas juristeve te PS-se eshte korrigjimi i ndonje gabimi te mundshem material ne tabelen e hartuar nga KZAZ e krahasuar kjo me ate te hartuar nga GNV per QV perkatese.