E Shtunë, 31 Tetor 2026

pritet te ndodhe tani pas Kolegjit

Kolegji Zgjedhor pranoi si te ligjshme rregullat e ndryshuara pas perfundimit te zgjedhjeve. Votat e mbledhura ne kuti te tjera pasi Edi Rama u shpall fitues i zgjedhjeve u konsideruan te vlefshme dhe tani Lulezim Basha mund te konsiderohet pa shume etike grabites i mandatit te Tiranes ndersa gjyqesori shqiptar humbes i madh i kesaj beteje.

Tani gjithe vemendja eshte e perqendruar tek vazhdimi i betejes opozitare. Paralajmerimet nderkombetare per Kolegjin Zgjedhor dhe sidomos komentet e medias boterore kane parandjere qe vendi do te hyje ne nje spirale sfilitese. Zera nga opozita kane kerkuar revolte deri ne rrezim te qeverise ndersa nderkombetaret si ne cdo rast tjeter do te kerkojne qe te shikohet perpara.

Ne te vertete nuk behet fjale fare per mandatin e grabitur te Tiranes se sa per renien perfundimtare te shanseve per te zgjidhur nje krize politike me institucionet tona. Opozita shqiptare ka arritur ne keto zgjedhje nje fitore te thelle politike pasi jo vetem ka nen kontroll tre te katertat e Shqiperise por ka zbuluar me zgjedhjet ne Tirane thelbin pervers qe po rrenon demokracine keto 20 vite ne Shqiperi ka zbuluar si vjedh zgjedhjet Sali Berisha.

Fitorja e ngushte e Edi Rames ishte mallkimi i madh per Sali Berishen. Zoti e afroi ate aq afer fitores dhe e la jashte dere vetem per ta rishfaqur dhe nje here para syve te shqiptareve dhe gjithe botes filmin e vjeter te vjedhesit te votave. E pare ne kete kendveshtrim opozita shqiptare ka fituar betejen elektorale te 2011 por ka fituar dhe kauzen morale te vitit 2009 qe po mban dy vjet Shqiperine ne ngerc.

Tani asnje ambasador asnje kancelari e huaj dhe asnje vezhgues nderkombetar nuk thote dot qe Sali Berisha nuk prek votat. Te gjithe e pame se si ai qe mbajti dy vjet kutite e mbyllura dhe i dogji buze Erzenit hapi kutite qe perpunoi vet pas mbarimit te zgjedhjeve dhe shtoi vota te mjaftueshme per te shpallur me dhune kandidatin e tij kryetar.

Te gjithe e pame se Kolegji Zgjedhor e ka te ndaluar te lexoje ligjet per te marre vendime. Ata lexojne vetem vendimet qe u shkojne te zbardhura nga kryeministri. Keto zgjedhje provuan se atje ku Shqiperia eshte e lire te votoje Sali Berisha humbet. Beteja e tij per Tiranen ishte mes te tjerash beteje per te futur nen kontroll te mafies se tij politike opoziten dhe aty futi duart ne zgjedhje.

Tani me opoziten eshte e drejta e saj e mohuar per dy vite dhe e faktuar si krim i perseritur para syve tane dje para Kolegjit Zgjedhor. Duke pasur te drejten e fitimtarit te ketyre zgjedhjeve por dhe meriten e rifaktimit te vjedhjes elektorale te vitit 2009 opozita ka te drejten e plote per ti dhene fillimisht shans zgjidhjes politike para se njerezit te dalin ne rruge.

do krize ne nje vend normal apo gjysem demokratik perdoret per zgjidhje te medha. Edhe ne Kosove nje vend parademokratik kriza e rrezimit te Presidentit nga Gjykata u perdor per nje zgjidhje politike pak me afatgjate pasi u pranuan zgjedhje te parakohshme ndryshim te Kushtetutes per zgjedhje te presidentit dhe ndryshime te tjera politike. Opozita duke u sjelle si fitimtare e ketyre zgjedhjeve por dhe si faktuesja e krimit elektoral ne Tirane duhet ti coje presidentit te Republikes paketen e zgjidhjes se krizes permes zgjedhjeve te parakohshme dhe ndryshime ne Kodin Elektoral dhe me gjere ne kembim te paqes sociale ne vend.

E di qe shume opozitare irritohen kur mendojne se mund te kerkojne paqe me Berishen dhe Bashen te cilet kane ende hesape te pambyllura me familjet e viktimave te 21 janarit por ajo qe po them eshte se zgjidhja politike duhet ofruar si nje shans per paqen sociale ne vend dhe jo si nje leshim per qeverine. Zgjedhjet ne Tirane provuan se sistemi nuk funksionon dhe se drejtesia ne Shqiperi eshte nje shprese e vdekur prej diktatit te politikes.

Nuk ka pasur kurre ndonjehere ne historine e ketij vendi kaq shume deklarata te faktorit nderkombetar qe nga SHBA deri ne Bruksel per ta lexuar publikisht manipulimin e procesit ne Tirane. Asnjehere nuk ka per te pasur aq shume artikuj ne shtypin nderkombetar qe paralajmeronin drejtesine shqiptare te mos i vere zjarrin Shqiperise. Perfytyroni sa e forte ka qene oferta e Berishes per ata gjyqtare te trembur qe ben dje ate turp.

Kolegji Zgjedhor ne Shqiperi ka dhene vendime pergjithesisht te drejta deri sa Berisha ka marr kontrollin mbi ata dy vjet me pare. Nen diktatin e tij Gjyqi i Gerdecit dje ne vend qe te kishte ne banke te te akuzuarve djalin e tij dhe Fatmir Mediun ishte ne kerkim te karrocierit qe ka salduar karrocen. Gjyqi i 21 Janarit ne vend qe te kishte ne banken e te akuzuarit Lulezim Bashen ka degraduar ne ekspertiza plumbash qe nje dite dalin se jane shkrepur nga pistoleta te gardes dhe diten tjeter qe kane ardhur nga qielli. shte e kote te presim drejtesi nen diktatin e nje njeriu qe ka marre gjithe pushtetet.

Opozita duhet te beje oferten e saj per zgjidhje politike dhe ti jape kohen e duhur per pergjigje te gjitheve. Zgjidhja tjeter ajo e revoltave dhe trazirave ska nevoje te ofrohet. Berisha le te provoje te mbrohet nga populli i vet sic u mbrojt nga gjyqtaret e vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›