Kolegji kthen Shalen per shqyrtim ne KQZ
Opozita
Gjykata e zgjedhjeve e mbledhur paradite ka detyruar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te pranoje dhe shqyrtoje ankimimin e PD-se per pavlefshmeri ne kete komune. KQZ-ja me heret nuk arriti te shqyrtoje kete kerkese ankimore per shkak te mungeses se kuorumit te nevojshem prej kater votash pasi ne mbledhje mungonte anetari i KQZ-se Hysen Osmanaj. Partia Demokratike kerkoi pavlefshmerine ne komunen e cila mban peng rezultatin final te 8 majit pasi KQZ-ja pas numerimit te votave shpalli fitues me dy vota me shume kandidatin e Partise Socialiste. Ndersa Partia Socialiste ka shpallur prej kohesh se po tentohet marrja e mandatit te komunes se Shales ne tavoline duke tentuar te perdorin KQZ-ne.