Topi takohet me Tadic. Presidenti serb se shpejti ne Tirane
Presidenti i Serbise Boris Tadic gjate nje takimi te djeshem ne Beograd me kreun e shtetit shqiptar Bamir Topi ka bere te ditur se do te vizitoje se afermi Shqiperine. Sic theksohet ne njoftimin e zyres se shtypit te Presidences Kreu i shtetit shqiptar nenvizoi ne kete drejtim edhe shkembimin e vizitave reciproke te niveleve me te larta sic do te jete edhe vizita e ardhshme e Presidentit Tadic ne Shqiperi ftesa per te cilen eshte pranuar me kenaqesi tashme dhe mbetet per tu realizuar ne nje kohe te pershtatshme se afermi. Ne takimin me Tadic Presidenti Topi vuri ne dukje se marredheniet me Serbine perbejne prioritet me rendesi te politikes rajonale te Shqiperise e cila synon te ndertoje me Serbine raporte te mira dhe konstruktive ne interes reciprok te dy vendeve. Dialogu politik institucionalizimi i marredhenieve kalimi nga kontaktet sporadike ne vendosjen e nje komunikimi te perhershem do te krijonte nje klime te qendrueshme mirebesimi dhe sinqeriteti mes nesh u shpreh kreu i shtetit. Gjithashtu Presidenti Topi theksoi edhe nje here ne kete takim qendrimin e shtetit shqiptar se ceshtja e statusit te Kosoves dhe kufijve te saj eshte per ne nje ceshtje e mbyllur dhe se Shqiperia mbeshtet plotesisht teresine territoriale te Kosoves ne kufijte e saj aktuale te njohur nderkombetarisht. Shqiperia mbeshtet bisedimet midis Kosoves dhe Serbise per ceshtje praktike si dy shtete te pavarura dhe sovrane ne dobi te permiresimit te jetes se qytetareve ne te dyja vendet u shpreh kreu i shtetit. Topi theksoi gjithashtu rendesine e respektimit te te drejtave te shqiptareve te cilet jetojne ne Jug te Serbise te drejta si ajo e arsimimit e barasvleresimit te diplomave asistenca shendetesore librat ne shqip etj. qe perkojne me standardet demokratike europiane.
FjalimiPresidenti i Shqiperise Bamir Topi duke marre fjalen ne samit sikurse ben te ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug midis te tjerave vuri ne dukje se Kosova me zerin e saj duhet ta fuqizoje kulturen e vet dhe se per kete eshte e domosdoshme qe te ekzistoje vullneti i mire i te gjitheve. Kreu i shtetit shqiptar theksoi se ne kete samit do te duhej te ishte ftuar edhe Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga. Topi theksoi se popujt nuk duhet te jetojne me me tensionet e se kaluares por ne harmoni dhe paqe ndersa vuri ne dukje se uniteti ne rajon eshte i mundur dhe i domosdoshem. Presidenti shqiptar vleresoi se bashkepunimi ndonjehere mund te jete i veshtire por se ai duhet te jete i sinqerte duke shtuar se vendet e rajonit duhet ti tejkalojne ndasite e se kaluares. Arti dhe kultura jane mjete te fuqishme per tejkalimin e ndasive dhe mund te na tregojne neve sesa te ngjashem jemi tha z. Topi duke theksuar me tej se pas nje periudhe te veshtire para vendeve te Europes Juglindore qendron detyra morale e pranimit te zhanreve dhe te arteve te ndryshme. Ate qe nuk mund ta realizoje politika mund ta beje arti theksoi Topi duke shtuar se Ballkani aktualisht po perjeton politiken e dialogut.