E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lustracioni shkaterroi hetimin per Gerdecin

Zamir Shtylla beri marreveshje me Berishen me ndermjetesimin e Ferih Baliu Vellai i prokurorit u pa duke ngrene dreke me kryesekserin e Kryeministrit

Ligji i famshem i lustracionit duket se ka qene mjeti me efektiv i Kryeministrit Sali Berisha per te shantazhuar deri ne dorezim prokuroret e ceshtjeve te lidhura me Gerdecin dhe skandale te tjera financiare te qeverise se tij nderkohe qe prokurori i Gerdecit Zamir Shtylla dyshohet se ka arritur nje marreveshje me Berishen me ndermjetesimin e nje njeriu qe prezantohet si pronar i medias ne te djathte dhe kryesekser me emrin Ferih Baliu. Emri i Fahri Balliut eshte shkruar ne dy kabllograme te ndryshme dhe te dyja heret gabim.

Dy kabllograme te ambasades se SHBA ne Tirane te cilat po publikohen ekskluzivisht ne gazeten Shqip hedhin drite mbi prapaskenat qe sollen deshtimin e ceshtjes hetimore ne teresi.

Prokuroret i kane thene ambasades se ligji i lustracionit ka pasur nje efekt te rendesishem demoralizues mbi korpusin e prokuroreve vecanerisht pas doreheqjes se prokurorit kryesor per ceshtjen e Gerdecit Zamir Shtylla i cili besohet se ka arritur nje marreveshje me Berishen marreveshje qe i lejoi te mbaje nje vend pune si prokuror ne kembim te doreheqjes nga ceshtja e Gerdecit thuhet ne kabllogramin 09TIRANA87.

Ligji i lustracionit ishte nje nisme e Kryeministrit Berisha qe synonte te shkarkonte nga puna nje numer zyrtaresh te larte qe kane pasur poste edhe gjate kohes se komunizmit. I prezantuar para opinionit publik si ligj per dosjet apo ligj antikomunist lustracioni rrezikonte vendin e punes te shume zyrtareve perfshi gjykates te Gjykates se Larte apo asaj Kushtetuese. Njeri prej njerezve te kercenuar me pushim nga puna ne baze te ligjit per lustracionin ishte edhe Zamir Shtylla prokurori i ceshtjes se Gerdecit. Ndersa Berisha shpallte me te madhe se po luftonte komunizmin ambasada e SHBA-se deshmon se si prokuroret e kohes se komunizmit si Zamir Shtylla i akuzuar ne media edhe per tortura e per gjykime politike arriti te beje nje marreveshje me vete Berishen.

Kryesekseri i Berishes

Ambasada raporton se si oficeri i saj per ceshtjet politike pa duke ngrene dreke vellain e Zamir Shtylles me Ferih Balliun. Emri i Balliut eshte shkruar gabim.

Qe nga miratimi i ligjit te lustracionit me 14 janar Zamir Shtylla prokurori kryesor i angazhuar ne hetimin e Gerdecit ka dhene doreheqjen duke deklaruar se deshiron te mos e politizoje me tej zyren e Prokurorit te Pergjithshem thuhet ne kabllograme. Ndoshta mund te jete thjesht nje rastesi por fakti eshte qe dy dite para se Shtylla te jepte doreheqjen asistenti politik pa vellain e Shtylles duke ngrene dreke me kryenegociatorin dhe kryesekserin e Kryeministrit Sali Berisha pronarin e nje gazete te djathte Ferih Baliu vijon me tej kabllogrami.

Kryeministri Sali Berisha rezulton nga keto kabllograme jo thjesht nje njeri i korruptuar por padron i krimineleve shantazhues njeri qe con prapa demokracine shqiptare per hater te interesave te veta te pista etj. Ndersa propozon ligjin e lustracionit ne emer te luftes kunder komunizmit rezulton se ai eshte i gatshem te beje marreveshje me ish-komunistet mjafton qe keta te fundit te mos jene pengese per punet e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›