Kolegji miraton ndryshimin e fletës së votimit
Kolegji zgjedhor ka miratuar ndryshimin e fletës së votimit të zgjedhjeve të 8 majit.
Në mbledhjen e sotme kolegji zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për vendosjen e siglës së partive politike në fletën e votimit.
Kolegji ka vendosur që të përfshihen të gjitha siglat e partive të koalicionit në fletën e votimit.
Disa ditë më parë PS-ja ankimoi në kolegjin zgjedhor vendimin e KQZ-së për të mos vendosur në kah të kandidatit logon e partive përfaqësuese të koalicionit “aleanca për të ardhmen”.