Me pak parcela te mbjella me lende narkotike me shume autore te kapur
Në zonat veriore të vendit, vitet e fundit janë mbjellë parcela të shumta me bimë narkotike kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Kukës.
Kjo bimë është kultivuar në zona të thella malore në toka pa pronar dhe të fshehura.
Për parandalimin e këtij fenomeni, çdo vit është bërë një punë e mirë e policisë me drejtuesit vendorë, kryepleqtë e fshatrave, arsimin dhe sektorin e pyjeve.
Kjo ka dhënë frytet e saj duke ulur sipërfaqet e mbjella dhe kapjen e shumë autorëve.
Edhe gjatë këtij viti është rritur puna dhe propaganda kundër mbjelljes së bimëve narkotike.
Fakti që nga puna e vazhdueshme e policisë dhe kërkimet me mjete të specializuara nga ajri rezulton se ka sipërfaqe të pakët të mbjellë me bimë narkotike në krahasim me vitin e kaluar.
Në shumë nga inspektimet ka marrë pjesë vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, përveç tij pjesë e inspektimeve ka qenë edhe Drejtori i Programeve ICITAP Shqipëri, Mali i Zi Geri Bulldar, të cilët inspektuan zonën e Thethit, Dukagjinit,Valbonës e Lkebibajve.
Ata patën edhe takime me drejtues të pushtetit lokal e të policive të rretheve Shkodër e Tropojë.