E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: PS të respektojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor

TIRANË- Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, shprehu sot se Partia Socialiste duhet të respektojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor në bazë të parimeve demokratike të vendit.

"Partia Socialiste të veprojë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor",- theksoi Haxhinasto.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm dhe Integrimit Europian të Malit të Zi Milan Rocen, Haxhinasto, në përgjigje të interesit të gazetarëve lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e bashkise së Tiranës, nënvizoi se:-"duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e vendit".

"Shqipëria operon nëpërmjet Kushtetutës dhe jo nëpërmjet deklaratave të çdokujt tjetër. Këto ligje dhe kushtetuta jonë janë në përputhje të plotë me ligjet shqiptare dhe në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare. Uroj që veprimet e PS-së të jenë në përputhje me parimet demokratike dhe të respektojë vendimin e këtyre institucioneve",- deklaroi zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto,
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›