E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji rrezon PS, mbyllen zgjedhjet

Kolegji Zgjedhor mbylli dje shqyrtimin e ankesave te partive politike, per rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, me rrezimin e pretendimeve te Partise Socialiste per Tiranen dhe Shkodren. Ky institucion, hodhi poshte kerkesat e fundit te selise roze, per te rivleresuar rezultatet e dala nga zgjedhjet ne Qarkun e Tiranes edhe te Shkodres. Me shumice votash, gjyqtaret e Kolegji Zgjedhor, rrezuan si te pa bazuar ne prova, kerkesen e PS-se per rivleresim te votave ne KZAZ-te 55, 56, 57, 58, 59 dhe 60. Po ne te njejten menyre hodhi poshte dhe pretendimet per rivleresim te votave, ne disa qendra votimi ne Qarkun e Shkodres, ku rezultati ne disa qendra votimi per seline roze dhe deputetet e saj, ishte zero. Socialistet kerkuan nga Kolegji, qe te rrezoje vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per Tiranen dhe pretendonte, rivleresim ne jo pak por 77 qendra votimi te rezultatit te zgjedhjeve ne kete qark. Por gjyqtaret, vleresuan se kjo kerkese e selise roze, nuk ishte e bazuar ne prova per te rivleresuar te gjitha kutite e votimit. Te njejtin fat pesoi kerkesa e PS-se, e demokristianeve edhe e PD-se per Qarkun e Shkodres. Socialistet kerkonin rinumerim te votave ne te gjitha qendrat e votimit ne KZAZ-te numer 40, 41, 42 dhe 43 ne kete qark, por pa rezultat. Kerkesa u rrezua si e pabazuar ne vota. Me keto vendime te marra, Kolegji mbylli aktivitetin e tij per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Duke qene se vendimi i ketij institucioni eshte i formes se prere, forcat politike nuk kane me asnje mundesi te kundershtimit te tij. Pavaresisht ankesave te shumta, PS nuk mundi te ndryshoje rezultatin ashtu sic pretendoi per Qarkun e Beratit, ku synonte fitoren e mandatit te deputetit te peste ne kete qark. Por ndryshime nuk pati as ne Qarkun e Tiranes apo edhe te Shkodres. Me mbylljen e procesit te animimeve, mazhoranca e djathte, ka ne total 70 mandate te fituara ne zgjedhje, koalicioni i majte 66 mandate dhe Levizja Socialiste per Integrim 4 mandate. Ne total te dy partive qe tashme kane deklaruar publikisht se do te jene aleate ne qeverisjen e ardhshme, rezulton se qeveria e re e cila do te formohet ne shtator, do te kete 74 deputete. Por nderkohe edhe me nje opozite jo pak te fuqishme, me 66 deputete ne te. Procesi i ankimimit te rezultatit te zgjedhjeve, zgjati ne KQZ dhe ne Kolegjin Zgjedhor rreth nje muaj. Periudhe kohore kjo, e cila zvarriti nxjerrjen e rezultateve zyrtare te zgjedhjeve.

Malaj: Mos hapja e kutive te Beratit, cenoi pavaresine e Kolegjit Zgjedhor

Kandidati per deputet i Partise Socialiste, Arben Malaj, akuzoi dje Kolegjin Zgjedhor se cenoi rende vleresimin per pavaresine e institucioneve, me mos hapjen e kutive te votimit ne Berat. Sipas tij, standarde te zgjedhjeve me kuti te mbyllura, nuk mund te kete. "Kjo mund te na mbylle qofte edhe perkohesisht, optimizmin tone per integrimin evropian. Koha ne dispozicion deri ne shtator per krijimin e qeverise se re, krijon hapesira te plota qe apelimi te jete sa me transparent dhe te mos kete asnje ngutje"- tha Malaj. Sipas tij, respektimi i vendimeve te gjyqesorit, eshte shume i rendesishem por pavaresia e gjyqesorit dhe standardet e zgjedhjeve, jane jetike per te ardhmen evropiane te vendit.

Mandatet per 140 deputete

Qarku i Tiranes

PD 15 Mandate

Sali Berisha

Aldo Bumci

Rajmonda Bulku

Bujar Nishani

Majlinda Bregu

Gerti Bogdani

Gent Strazimiri

Florian Mima

Ilir Rusmali

Myqerem Tafaj

Luan Skuqi

Tritan Shehu

Viktor Gumi

Arben Imami

Lajla Pernaska

PS 15 Mandate

Vasilika Hysi

Besnik Baraj

Kastriot Islami

Sajmir Tahiri

Fatmir Xhafaj

Andis Harasani

Ditmir Bushati

Englantina Gjermeni

Namik Dokle

Enkelejda Shkreli

Eduart Shalsi

Xhemat Qefalia

Dashamir Peza

Ilir Gjoni

Artan Gaci

PR 1 Mandat

Fatmir Mediu

LSI 1 Mandat

Ilir Meta

Qarku i Beratit

PS 4 Mandate

Erjon Brace

Fidel Ylli

Ermonela Velaj

Marko Bello

PD 3 Mandate

Genc Pollo

Mehmet Xheka

Lefter Maliqi

LSI 1 Mandat

Nasip Naco

Qarku i Dibres

PD 4 Mandate

Jemin Gjana

Sherefedin Shehu

Bedri Hoxha

Selami Xhepa

PS 2 Mandate

Sadri Abazi

Qemal Minxhozi

Qarku i Durresit

PD 7 Mandate

Ferdinand Xhaferri

Albana Vokshi

Gazmend Oketa

Ylli Lama

Osman Metalla

Eduard Halimi

Igli Cara

PS 5 Mandate

Blendi Klosi

Rudina Seseri

Hazir Gashi

Gazmir Bizhga

Klodiana Spahiu

LSI 1 Mandat

Lefter Koka

Qarku i Elbasanit

PD 7 Mandate

Lulezim Basha

Ardian Turku

Adriana Gjoni

Rrahim Ota

Dashnor Sula

Luciano Boci

Sybi Hida

PS 7 Mandate

Valentina Leskaj

Ilir Bejtja

Shegushe Ligori

Taulant Balla

Damian Gjiknuri

Agim Leka

Skender Hasa

Qarku i Fierit

PS 9 Mandate

Gramoz Ruci

Ermelinda Meksi

Albert Caci

Fatos Tushe

Armando Subashi

Bashkim Fino

Ervin Koci

Arben Cuko

Pirro Lutaj

PD 6 Mandate

Sokol Olldashi

Ilir Bano

Mesila Doda

Enkelejd Alibeaj

Vasillaq Ngresi

Fatos Beja

LSI 1 Mandat

Dritan Prifti

Qarku i Gjirokastres

PS 3 Mandate

Arta Dade

Vangjel Tavo

Et'hem Ruka

PD 2 Mandate

Genc Ruli

Spiro Ksera

Qarku i Korces

PD 6 Mandate

Ritvan Bode

Gjergji Papa

Ledina Aliolli

Edmond Spaho

Fatbardh Kadilli

Ismail Hoxha

PS 6 Mandate

Ben Blushi

Pandeli Majko

Mimi Kodheli

Alfred Dalipi

Arben Ahmetaj

Olta Xhacka

Qarku i Kukesit

PD 3 Mandate

Flamur Noka

Besnik Dushaj

Fatos Hoxha

PS 1 Mandat

Asllan Dogjani

Qarku i Lezhes

PD 4 Mandate

Edi Paloka

Mark Marku

Pavlina Hoti

Rajmond Hoxha

PS 3 Mandate

Gjok Jaku

Gjovalin Kadeli

Armando Prenga

Qarku i Shkodres

PD 7 Mandate

Jozefina Topalli

Astrit Bushati

Arenca Trashani

Gezim Dibra

Gjok Uldedaj

Paulin Sterkaj

Ndue Paluca

PS 4 Mandate

Ilir Beqja

Tom Doshi

Ndue Kola

Astrit Beci

Qarku i Vlores

PS 6 Mandate

Arben Isaraj

Luiza Xhuvani

Arben Malaj

Shpetim Idrizi

Eltar Deda

Fatmir Toci

PD 4 Mandate

Astrit Patozi

Ardian Kollozi

Leonard Demi

Kreshnik Cipi

PDI 1 Mandat

Dashamir Tahiri

PBDNJ 1 Mandat

Vangjel Dule


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›