E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK e fokusuar në ndërtimin e platformave

Në një konferencë për media, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se tashmë një numër i degëve kanë filluar me ndërtimin e platformës zgjedhore, e cila do të ndërtohet mbi bazën e prioriteteve që ata i ofrojnë për LDK në qeverisje.

Duke folur për kandidaturat e LDK-së për kryetar komunash në zgjedhjet lokale, Haziri nënvizoi nevojën e angazhimeve konkret, në mënyrë që nominimet të jenë të qarta.

Në anën tjetër, sa i përket alternativës që ka ofruar nënkryetari i LDD-së, Berim Ramosaj për bashkimin LDD-LDK, Haziri u shpreh se LDK-ja është e hapur për anëtarësim dhe format e shkrirjes së bashkëpunimit dhe të ofrimit të një elektorati të njëjtë, duke qenë se ky është një proces i pandalshëm sepse efektin dhe angazhimet që kjo parti i pret tek votuesit. /rtv21/start

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›