E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB nuk është përjashtuar nga Kosova

"Nuk mendoj se Kombet e Bashkuara janë të përjashtuara, por është e natyrshme që Bashkimi Evropian të ketë rol të rëndësishëm, duke pasur parasysh perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor", ka thënë Rasel Giki për gazetën serbe "Danas". Ai më tutje ka theksuar se roli i misionit të OKB-së në Kosovë është që të ndihmojë në zgjidhjen e disa çështjeve praktike ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

"Për të shmangur vakuumin dhe jostabilitetin, misioni do të vazhdojë të luajë rol edhe në rastet kur të tjerët këtë nuk e dëshirojnë, siç është tash rasti me rolin administrativ të UNMIK-ut në veri të Kosovës dhe krijimin e kushteve të nevojshme që Kosova ta fitojë përfaqësuesin në Interpol", tha Rasel Giki.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›