E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji rrezon kerkesen e aleates se PS

Partia e Pensionisteve

Gjykata Zgjedhore ka marre dje nje tjeter vendim ne dem te partive te opozites. Nje force politike pjesetare e koalicionit Aleanca per te Ardhmen eshte penalizuar nga nje verdikt qe ka te beje pikerisht per zgjedhjet e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Paraditen e djeshme kolegji ka shqyrtuar nje tjeter ankimim per Tiranen ate te Partise se Pensionisteve. Ne fillim te mbledhjes kjo parti u terhoq nga kerkesa e saj per riperseritje zgjedhjesh ne kryeqytet. Ne seancen e djeshme perfaqesuesi ligjor i kesaj partie ka kerkuar nga Kolegji te perjashtohen dy avokatet e Partise Demokratike me pretendimin se ata jane te punesuar ne Kryeministri e si te tille nuk mund te jene perfaqesues me prokure. Por Kolegji e ka rrezuar nje pretendim te tille duke u deklaruar per vijimin e shqyrtimit ne te njejtat kushte. Partia e Pensionisteve pretendoi pavlefshmeri te vendimit 711 te marre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke ngritur njeheresh kerkesen per te bere perseritjen e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›