Bare Basha po ulet ne karrige me vota te vjedhura
Deputeti socialist Besnik Bare deklaroi dje ne nje interviste televizive se selia roze nuk pret ndonje zhvillim pozitiv ne KQZ. Sipas tij Bashkia e Tiranes u vodh nga mazhoranca dhe nga Komisioni i Zgjedhjeve qe zbatoi vendimet e marra ne Partine Demokratike. Me vendimet me te fundit qe mori Kolegji qytetaret kane humbur besimin te drejtesia por edhe te kjo qeveri tha kryetari i Partise Socialiste. Ne fakt per mua finalja eshte shume e qarte vendimi do jete i padrejte i njeanshem. Draft-vendimi eshte projektuar ne zyrat e Partise Demokratike do te dhunohet demokracia ne Shqiperi dhe ca me pak kur kjo kthehet mbrapsht te komisioni i Ristanit qe me shume i ngjan nje forumi te Partise Demokratike se sa nje Komisioni Qendror Zgjedhor i cili eshte i pakrahasueshem dhe i pangjashem me asnje nga komisionet qe jane ngritur pas viteve 90 ne Shqiperi. Bashkia eshte e vjedhur nuk eshte e humbur. Pra Basha do te ulet ne nje karrige me vota te vjedhura tha Bare. Ne lidhje me aksionin politik te opozites Bare tha se protestat paqesore jane nje nga elementet qe socialistet do te perdorin per te shpetuar demokracine e rrezikuar ne vend. Por shtoi se do te jene forumet e partise qe do te japin driten jeshile per veprimet qe do te ndermarrin socialistet. Sigurisht keto jane qendrime qe normalisht duhet ti marre cdo force politike kur mungon demokracia. Ne do te mbajme ato qendrime politike qe mban nje force politike serioze e pergjegjshme per fatet e vendit kur dhunohet demokracia dhe vidhen votat kur shkelen te drejtat e njeriut. Une them qe do te kete mjete te tilla menyra procese demokratike qe ta detyrojne Berishen te jape doreheqje ose te hape drite jeshile per te pasur realisht drejtesi ne Shqiperi nenvizoi Bare. Per sa i perket bojkotit te seancave parlamentare Bare tha se me gjithe debatet e brendshme bojkoti eshte nje mjet demokratik por i imponuar nga sjellja agresive qe Kryeministri Berisha dhe vete kryeparlamentarja Topalli ushtron ndaj ligjvenesve socialiste.