E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neser Asambleja e PS-se merr vendimet per nisjen e protestave

Opozita Organi me i larte i socialisteve do te diskutoje rruget qe do te ndiqen pas zgjedhjeve

Partia Socialiste pritet te mbledhe neser Asamblene e saj te Pergjithshme organi me i larte i kesaj partie per te diskutuar hapat politike te socialisteve ne tre muajt e ardhshem. Burime prane PS-se bejne te ditur se tashme mbledhja e Asamblese eshte percaktuar per te shtunen dite kjo qe krijon mundesine e mbledhjes se te gjithe anetareve te saj. Ndonese kjo Asamble pritet te mblidhet brenda nje afati normal te saj dhe nuk mund te quhet nje mbledhje e jashtezakonshme perseri mbledhja e saj e pare pas zgjedhjeve lokale te 8 majit e ben ate me rendesi te vecante per sa i perket edhe vendimeve qe do te merren. Mandati i Bashkise se Tiranes i cili konsiderohet si i grabitur nga ana e socialisteve do te jete ne qender te diskutimeve shoqeruar edhe me hapat juridike dhe politike qe PS-ja si partia me e madhe e opozites duhet te marre. Anetaret e kesaj Asambleje pritet te vendosin bazat kryesore te qendrimit te socialisteve per hapat politike ne rast se organet zgjedhore ne vend do te vazhdojne te favorizojne fitoren te pamerituar sipas PS-se te kandidatit te mazhorances per keto zgjedhje Lulzim Basha. Nga ana tjeter pavaresisht deklaratave per zgjedhje Asambleja e PS-se pritet te zgjidhe edhe disa probleme te brendshme te vete socialisteve. Burimet bejne te ditur se nje grup deputetesh mund te kerkojne edhe marrjen e masave ndaj deputeteve njekohesisht anetareve te Asamblese se PS-se Kastriot Islami dhe Andis Harasani. Keta deputete sipas burimeve pervecse kane shkelur normat dhe rregullat e grupit parlamentar te PS-se kane shprehur publikisht qendrime te cilat bien ndesh me ato te socialisteve ne kete situate te madhe ndasie mes dy paleve. Ende nuk dihet nese diskutimi per kete ceshtje do te behet pjese e rendit te punes se Asamblese dhe po keshtu nuk eshte e qarte nese vete deputetet e PS-se Kastriot Islami dhe Andis Harasani do te jene te pranishem ne kete mbledhje te rendesishme. Ne kete mbledhje pritet te behet edhe nje analize e pergjithshme per sa i perket rezultatit qe mori Partia Socialiste gjate zgjedhjeve lokale te 8 majit ne te gjitha zonat e vendit. Ndonese PS rezultoi fituese e numrit me te madh te bashkive ne te gjithe vendin perseri kjo parti do te diskutoje per ato zona ku rezultati nuk perkoi sipas pritshmerive te perfaqesuesve te saj. Perseri ne kete analize Tirana do te jete mbizoteruese e diskutimeve per vete shkakun se gjate zgjedhjeve lokale PS humbi poziten e saj te forte ne drejtimin e pjeses me te madhe te minibashkive te vendit. Aktualisht PS ka arritur te fitoje vetem 4 nga 11 minibashkite qe ndodhen ne Tirane. Zoterimi i 7 minibashkive nga demokratet per here te pare ne keto zgjedhje lokale sigurisht qe do te jete pjese e nje analize qe pritet te behet nga anetaret e Asamblese se Pergjithshme te PS-se. Partia me e madhe e opozites ne vend problemin me te madh sot e ka me betejen ligjore ne Kolegjin Zgjedhor dhe me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve sa i perket mandatit te Tiranes. Sipas PS-se ky mandat u fitua nga kryetari aktual i Bashkise se Tiranes Edi Rama ne fushen e lojes dhe organet zgjedhore te vendosura ne trysnine e pushtetit po e shtremberojne dhe deformojne kete vullnet te qytetareve te Tiranes. Perfaqesuesit e PS kane theksuar se ky deformim mund te sjelle pasoja te renda per vendin dhe se nuk do ta pranojne fitoren e Bashes ne tryeze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›