E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji shqyrtoi kerkesen e PS-se neser ne oren 10.00 vendimi per Tiranen

UPDATE - Kolegji Zgjedhor ka përfunduar sot shqyrtimin administrativ për kërkesën e Partisë Socialiste ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Kjo në fakt, ka pësuar një ndryshim, duke mos kërkuar më kthim pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por duke i lënë të drejtën Kolegjit që të vendosë rreth saj.

Nga ana e saj, Partia Socialiste ka paraqitur edhe ato që i ka quajtur ‘prova’ mbi pavlefshmërinë.

Ndërsa Kolegji vendosi që t’i merrte në shqyrtim ato dhe seanca do të zhvendoset ditën e nesërme, duke pritur që në orën 10.00 të paradites, të publikohet vendimi për Tiranën.

Relatore e çështjes ishte gjyqtarja Sashenka Jonuzi, ndërsa anëtarë të trupit gjykues Dhurata Haveri, Astrit Kalaja, Meriban Mullaj dhe Maria Qirjazi.

Argumentat e PS-së

Ndërkaq, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, lexon argumentat e kësaj force politike në seancë, duke pohuar se kërkesa e saj në KQZ u paraqit brenda afateve.

“Ndaj refuzimi i kërkesës nga KQZ-ja, është i paligjshëm”, tha ai.

Duke shtuar se 284 qendra votimi, figurojnë me probleme të dukshme në tabela dhe se numri i votuesve s’përputhet me fletët.

Por relatorja Jonuzi i ka kërkuar që t’i përmbahet kërkesës.

Argumentat e PD-së

Partia Demokratike, me anë të përfaqësuesit të saj, ka deklaruar në seancë se “procesi ka qenë i rregullt dhe se
nuk ka vend për pavlefshmëri”.

“Partia Socialiste po kërkon shfuqizimin e Kodit Zgjedhor, ajo po paraqet kërkesa të pathemelta në Kolegj.

Partia Socialiste nuk solli prova për kërkesën e sotme dhe kërkesa e 2 Korrikut, ka qenë jashtë çdo afati”, kanë qenë disa nga argumentat e të djathtëve.

Vendimi i djeshëm

Ndërkaq, Kolegji Zgjedhor miratoi dje kërkesën e Partisë Socialiste, për pushimin e gjykimit të kërkesës ankimore të saj me të cilën mbante hapur betejën ligjore për kundërshtimin e tabelave të rezultatit dhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Pas këtij vendimi, PS nuk e ndryshon dot më rezultatin e zgjedhjeve për Tiranen, sipas të cilit Lulzim Basha është fitues me 93 vota në garën për kryetar Bashkie të kryeqytetit.

Tërheqjen e socialistëve përfaqësuesit ligjorë të PD-së e konsideruan një përpjekje për zvarritje të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›